Lotë e fytyra të ngrysura në LDK për poste ministrash. Mësoni detaje interesante!

0
698

Krysia e LDK-se

Se pushteti është shumë i ëmbël e dëshmon edhe mbledhja e djeshme e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Disa anëtarë të Kryesisë së kësaj partie, që me padurim prisnin që të uleshin ën kolltukun e butë të pushtetit, dje janë zhgënjyer tej mase, kur në listën për ministra të kabinetit të ri qeveritar Mustafa nuk e kanë parë emrin e tyre.

Madje, ka pasur edhe të atillë që kanë shpërthyer në lotë.

Hiç më pak se nënkryetares së LDK-së, Teuta Sahatçiut i kanë shpëtuar lotët kur ka marrë vesh se ajo është hequr nga lista për ministre të Shëndetësisë. Kështu i ka thënë Gazetës Blic një anëtarë i Kryesisë së LDK-së që ka qenë dje i pranishëm në mbledhje.

Ky zyrtar i lartë i LDK-së, që ka dashur të mbes anonim, ka thënë se Sahatçiu me të kuptuar se nuk do të jetë ministrë është zhgënjyer dhe e kanë tradhëtuar lotët.

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçiu deri vonë ka qenë e përfolur për ministre të Shëndetësisë, mirëpo, në momentet e fundit, në vend të saj është futur anëtari tjetër i kësaj partie, Imet Rrahmani, i cili ka qenë kategorik kundër hyrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Madje, ai kishte thënë se shumë më mirë do të ishte që partia në të cilën është ai të mbetet në opozitë, se sa të hyjë në pushtet me PDK-në e Hashim Thaçit, në çfarëdo varianti.

“Pos Sahatçiut, edhe disa anëtarë tjerë të Kryesisë kanë qenë tepër të zhgënjyer kur kanë marrë vesh se nuk do të jenë ministra të ardhshëm. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë shumë fytyra kanë qenë të ngrysura. Është fjala për ata zyrtarë që kanë shpresuar se do të jenë ministra”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Siç merr vesh Gazeta Blic në një mbledhje të Kryesisë së LDK-së që është mbajtur javën e kaluar, i është dhënë drita jeshile Isa Mustafës që ai vetë të vendos për emrat e ministrave, pa pasur nevojë më që të marrë leje për këtë nga ana e Kryesisë- si organi më i lartë udhëheqës i partisë.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ishte paraparë që të mbahej seanca për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, mirëpo është shtyrë për sot në ora 12:00. Gazeta Blic ka marrë vesh se arsye për këtë është edhe pakënaqësitë që i kanë dy partitë, si LDK-ja, poashtu edhe PDK-ja me njerëzit brenda partisë në lidhje me emrat e propozuar për anëtarë të kabinetit.

Por, LDK nuk e ka ndërruar as edhe një emër për anëtarë të kabinetit, ndërkohë që në PDK ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë ndryshim, nga ajo që është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Arsye kryesore pse u shty për sot seanca, ka të bëjë me kushtet e Listës Srpska, të cilët nuk do të kthehen në Kuvend e as nuk do të marrin pjesë në qeveri, nëse koalicioni PDK- LDK nuk ua plotëson atyre kushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu