LPK-ja nuk pranon asnjë shkëmbim të territoreve

0
691

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

www.lpk-kosova.org

E-mail: [email protected]

 

KUMTESË

 

LPK-ja nuk pranon asnjë shkëmbim të territoreve

 

Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës në mbledhjen se saj të radhës të mbajtur në Shkup, në të cilën ishin të pranishëm edhe drejtues të Degës Jashtë Vendit, ka analizuar zhvillimet më të reja politike në Kosovë dhe rajon, dhe ka ngritur shqetësimin e saj për rrezikun që po i kanosët Kosovës.

 

Tendencën e disa qarqeve të caktuara antishqiptare për t’i mbështetur synimet e shprehura hapur të Beogradit për ndarjen e Kosovës, LPK e konsideron tejet të rrezikshme dhe paralajmëron se kjo mund të nxis një gjakderdhje të re.

 

Shqiptarët janë autokton në trojet e tyre, si në Veri të Kosovës ashtu dhe Luginën e Preshevës dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK)  nuk pranon asnjë shkëmbim të territoreve me Serbinë por kërkon shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia dhe bashkimin  me Kosovën.

 

Bashkimit Evropian ia bëjmë me dije se populli shqiptar nuk pranon asnjë pazar me tokat  shqiptare.

 

I bëjmë thirrje popullit shqiptar të reagojnë ndaj këtij rreziku që po i kanoset tokave shqiptare, ngjashëm me Konferencat famëkëqija të viteve 1913 – 1914 ku Shqipërisë iu morën më shumë se gjysma e territoreve të saj dhe ju dhanë mbretërisë serbe dhe Greqisë.

 

Në vend që Bashkimi Evropian t’i përmirësojë gabimet e para një shekulli të bëra në kurriz të shqiptarëve, edhe sot prapë po viktimizon territore shqiptare për t’i kënaqur orekset e Serbisë dhe Rusisë.

 

Lëvizja Popullore e Kosovës u bën thirrje krerëve të institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë që të shfrytëzojnë pushtetin e tyre dhe autoritetin e tyre tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat vendimmarrëse ndërkombëtare që ta pengojnë copëtimin e tokave shqiptare.

 

Bashkimit Evropian ja bëjmë me dije se ndarja e Kosovës nuk do të bëhet në Mitrovicë por në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë dhe do përfundoj në Shkup e Manastir.

 

Shqiptarët synojnë Bashkimin kombëtar në një territor të vetëm siç ishte e paraparë me Programin e Lidhjes së Prizrenit ku përfshiheshin të gjitha territoret e Shqipërisë Natyrale.

 

 

Shkup, 5 shkurt 2012                          Kryesia e LPK-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu