LPK: Luftërat Çlirimtare të organizuara nga LPK-, ende nuk e kanë arritur qëllimin përfundimtar

0
696

(Shkup, 06. 05. 2012) – Këshilli Kombëtar në përbërje nga strukturat politiko – ushtarake të LPK-së, në një takim të jashtëzakonshëm lëshon këtë: – DEKLARATË POLITIKE – LPK duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje të shqiptarëve, thërret qendrat e vendosjes, për organizimin e një konference ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan. Në të kundërtën, LPK si bartëse e tri luftërave për çlirim dhe bashkim kombëtar, detyrimisht është e obliguar të riaktivizoj strukturën çlirimtare – UÇK-në.

Duke pasur parasysh situatën aktuale të popullit shqiptar në trojet e saja të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë, e veçanërisht situata tepër tensionuese nga terrori i pandalshëm serbo – maqedon, kundër shqiptarëve autokton në Mitrovicë, Kosovë Lindore dhe IRJM, LPK u bën me dije faktorëve relevant shqiptar, forcave të errëta terroriste sllave – serbo – maqedone dhe faktorit ndërkombëtar, se luftërat çlirimtare të organizuara nga LPK, ende nuk e kanë arritur qëllimin përfundimtar të programit të LPK-së, çlirimin e trojeve të robëruara dhe bashkimin kombëtar.

Çështja e pa zgjidhur shqiptare është pasojë e Kongresit të Berlinit, Londrës dhe Parisit, të cilat fuqitë e mëdha, për interesat e tyre gjeo – strategjike, i copëtuan trojet shqiptare.

Rikonfirmojmë se, LPK ishte kundër Marrëveshjeve të: Rambujesë, Kumanovës, Konçulit dhe Ohrit si dhe bisedimeve në Vjenë e Bruksel, të cilat duke mos ofruar zgjidhje të çështjes shqiptare, nuk arritën të ofrojnë as paqe të qëndrueshme në Ballkan.

LPK duke pasur parasysh zhvillimet politike botërore, është përpjekur në vazhdimësi t’i shërbej paqes në rajon. Me gjithë këto përpjekje, terrorizmi shtetëror i Beogradit dhe i Shkupit, po vazhdojnë politikën ekspansioniste kundër shqiptarëve autokton.

LPK duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje të shqiptarëve, thërret qendrat e vendosjes, për organizimin e një konference ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.

Në të kundërtën, LPK si bartëse e tri luftërave për çlirim dhe bashkim kombëtar, detyrimisht është e obliguar të riaktivizoj strukturën çlirimtare – UÇK-në.

Këshilli Kombëtar i LPK-së

Shkup – 06 Maj 2012

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu