LP(R)K – tridhjet vjet perpjekje, veprimtari, lufte dhe flijime per çlirimin

0
557

LP(R)K – tridhjet vjet perpjekje, veprimtari, lufte dhe flijime per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise dhe bashkimin e tyre ne nje shtet te vetem shqiptar

 

Sot u shenua tridhjetevjetori i themelimit te LP(R)K-se, asaj organizate politike dhe atdhetare me karakter te paster kombetar dhe çlirimtar, vazhduese e perpjekjeve per liri dhe bashkim kombetar, bashkuese e organizatave dhe atdhedashesve te ndryshem shqiptare, por me nje qellim te vetem: çlirimin dhe bashkimin e tokave te pushtuara shqiptare ne nje shtet te vetem, ne nje Shqiperi). Kjo organizate politiko-çlirimtare krahas perhapjes se idese, mendimit, fjales dhe shembullit liridashes e atdhedashes mori masat, pergatiti anetaret e saj dhe popullin e pushtuar shqiptar per Lufte te armatosur Antipushtuese dhe Çlirimtare… Per kete qellim fillimisht u krijua krahu i armatosur ne shume Keshilla te LP(R)K-se dhe ne vete qendren drejtuese te LP(R)K-se, qe pa u vonuar u pagezua me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Me Kosove aso kohe (nen)kuptoheshin te gjitha trojet shqiptare nen pushtimin e Jugosllavise. Per kete arsye fillimisht ishin krijuar ose deklaruar tri Zona operative te UÇK-se. Nderhyrjet dhe trysnia e huaj (nderkombetare), por edhe forcat dhe mundesit e kufizuara, e “shtrenguan” UÇK-ne (drejtuesit e saj) te heqnin dore nga dy Zonat e pushtuara nga “Maqedonia” dhe Mali i Zi. Kjo ishte arsyeja pse pas perfundimit te detyruar te Luftes Çlirimtare ne Kosoven e kufijve te “vizatuar” nga Beogradi u organizuan (po nga anetaret e LPK-se) edhe dy “ushtri” çlirimtare: UÇPMB-ja dhe Ushtria Çlirimtare Kombetare… Sukseset dhe rezultatet e arritura nga LPK-ja dhe “ushtrite” çlirimtare te krijuara prej saj i dime te gjithe… Jemi ketu ku jemi. Eshte bere shume, por mbetet edhe me shume per t’u bere. Zgjidhja e teresishme dhe e plote e çeshtjes shqiptare ne Ballkan, duke krijuar nje shtet te vetem shqiptar ne gjithe hapesiren e mbetur shqiptare (pas kafshimeve shekullore) eshte domosdoshmeri per paqen, sigurine dhe qendrueshmerine ne Ballkane e me gjere. Kjo zgjidhje eshte ne interesin dhe te miren edhe te popujve fqinj, te cilet do te (ç)liroheshin perfundimisht nga shqiptaret…

Me kete rast duhet te thuhet edhe nje gje, qe rralle po thuhet… Pa shtetin shqiptar, pa Tiranen zyrtare veshtire se do te mund te imagjinoheje nje perpjekje dhe lufte e suksesshme çlirimtare ne tokat e pushtuara te Shqiperis. Kete duhet ta themi zeshem, sidomos ne qe ishim anetare dhe drejtues te LPK-se, UÇK-se…

Mendimi per ta organizuar nje manifestim per 30 vjetorin e themelimit te LP(R)K-se doli se ishte me vend. Çdo gje shkoi sipas marreveshjes dhe parashikimit te Keshillit organizues te ketij manifestimi… Vetem diçka nuk na eci si duhet. Ishim marre vesh te mos permendeshin emra deshmoresh, qe jane te shumte nga radhet e LPK-UÇK-ve, por shoku yne, Emrushi, u “ngaterrua”… Ne fjalen e tij permendi disa emra deshmoresh dhe kjo na beri pak “nervoze”, sepse nuk u permend, u harrua Komandanti Legjendar, Adem Jashari, qe ishte anetar i LPK-se, pastaj Xhavit Haziri, Jashar Salihu, Agim Bajrami… e shume e shume te tjere. Kjo ishte edhe arsyeja pse ishim marre vesh te mos permendeshin emra te veçante deshmoresh. Pastaj, nuk u permend Kryetrimi dhe Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i cili kishte vdekur pikerisht me 17 janar… Mund te permendej edhe Plaku i urte i Vlores dhe Kryeministri i pare i Shqiperise (deri ku i thone ujit uje e bukes buke), i cili kishte lindur me 16 janar dhe kishte vdekur (i helmuar) me 24 janar, po ne janar (16) kishte vdekur (ishte vrare) edhe Heroi i popullit shqiptar, Isa Boletini… Uroj qe herave tjera t’i shmangim edhe keto gabime… Ndoshta me nje organizim me te mire (krijimi i nje Shoqerie) me te gjithe keta anetare, veprimtare e luftetare te LPK-se do te benim me shume pune per ruajtjen dhe kultivimin e vlerave atdhetare te LPK-se, (ri)identifikimin e anetareve, veprimtareve, luftetareve, deshmoreve dhe simpatizanteve te kesaj organizate mbarekombetare, mbledhjen, sistemimin dhe grumbullimin e dokumentave, materialeve… dhe publikimin e tyre, etj…

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu