LSDM: Gruevski pazare me Ahmetin për mbylljen e rasteve të Hagës (VIDEO)

0
629

Zaevi

LSDM sot publikoi ‘bombat’ e radhës që kanë të bëjnë me pazare politike midis Ali Ahmetit dhe Nikola Gruevskit për rastet e Hagës. (VIDEO)

Në këto biseda dëgjohet se si lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kanë bërë marrëveshjet dhe pazaret e tyre për mbylljen e rasteve të Hagës, që ngarkonin ish-krerët e UÇK-së për konfliktin e vitit 2001.

“Personalisht Nikola Gruevski ka bërë pazar me Ali Ahmetin me rastet e Hagës, për t`i mbyllur ato përmes Parlamentit, duke shpallur amnesti. Gruevski personalisht ka urdhëruar që tërë procedura të kalojë në Parlament. Me këtë zbardhet një fytyrë e Gruevskit dhe hiqet edhe një maskë e tij, masa e njohur e patriotit”, deklaroi Zoran Zaev.

Në bisedën mes Gruevskit dhe deputetes Silvana Boneva dëgjohet si Gruevski e urdhëron si të zbatojë planin e funksionimit: miratimin e Ligjit për amnisti të ish ushtarëve të UÇK-së.

Gruevski pranon se tani VMRO do e ketë më vështirë për këtë amnisti por duhet të durojnë.

Gruevski tallet dhe qesh me BDI duke thënë se pas Republikës së Krushevës shqiptarët marrin ministrinë e mbrojtjes.

Në bisedën mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit Zoran Stavreski shihet që as ajo as ai nuk janë të kënaqur me këtë që amnistohen ish ushtarët e UÇK.

Jankullovska madje pranon se dy ditë nuk ka fjetur nga ankthi.

Jankullovska urdhëron që propozimi për këtë Ligj të shkruhet në mënyrë të paqartë që “të kalojë” sa më shpejtë.

Në bisedën ne sekretarin shtetëror Kiril Bozhinovski ajo thotë që edhe pse ministrat nuk dëshirojnë të nënshkruajnë megjithatë kjo punë duhet kryer.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe Jankullovska quajnë deputetët shqiptar “indianë”.

Në bisedë me Zoran Stavreskin ai dhe Jankullovska tregojnë planet si të ikin mos të votojnë Ligjet që u shkojnë për dore BDI-së.
Le të votojnë deputetët thonë të dy derisa Gruevski dhe Peshevski flladiten në Greqi.

Gruevski i nervozuar urdhëron sekretareshën tu paraqitet deputetëve të shkojnë ta votojnë Ligjin për amnisti përndryshe mos të shkojnë më.
Stavreski e bind Jankullovskën të shkojnë ta votojnë ligjin. Ai mes tjerash thotë “më mirë të shkojmë mos të mendojnë njerëzit se bëjmë ne dy diçka tjetër”. (INA)

[vimeo url=”https://www.youtube.com/watch?v=F9dyPs00-t8″ width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu