LSHB: Të ndërpriten padrejtësitë ndaj Luftës Çliritare të UÇK-së

0
904

LBSH

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) reagon ashpër ndaj proceseve dhe vendimeve të montuara ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të luftës së drejtë të saj për çlirim nga hordhitë pushtuese serbo-sllave.

LShB poashtu, reagon ashpër ndaj këtyre vendimeve me prapavij politike të orkestruara në Beograd dhe të sjellura përmes mekanizmave të dështuara ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it, që si qëllim kryesor kanë njollosjen e emrit të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kundërshton fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme të mekanizmave të dështuara ndërkombëtare për kriminalizimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-luftëtarëve të saj prandaj kërkojmë që menjëherë të ndërpriten proceset e montuara ndaj UÇK-së. Heshtja e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj këtyre proceseve dhe vendimeve të orkestruara në Beograd dhe të sjellura përmes UNMIK-EULEX është papranueshme dhe anti-shqiptare, duke pasur parasysh se fal gjakut të derdhur të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot Republika Shqiptare e Kosovës gëzon këtë pavarësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu