“Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos

0
273
“Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador deklaroi se e kishte urdhëruar ai personalisht lirimin e njërit prej djemve të lordit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, pas ndalimit të shkurtër që iu bë atij gjatë një operacioni ushtarak.

Skenat e përplasjeve të dhunshme operacionit e vunë në siklet të madh qeverinë e Obradorit pasi arrestimi i shkurtër i Ovidio Guzmán, bëri që forcat e sigurisë të rrethoheshin nga anëtarët e kartelit Sinaloa. Qindra vetë të armatosur rëndë zbarkuan në Culiacán, një qytet me një milion njerëz.

“Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos

Rrethimi i forcave qeveritare zgjati disa orë, kohë përgjatë së cilës u ngritën deri dhe postblloqe e pati dhe shkëmbime zjarri nëpër rrugë. Por dështimi i operacionit për arrestimin e të riut, pavarësisht kaosit të krijuar, nxiti akuzat se qeveria ishte dorëzuar përballë dhunës së kartelit dhe ngriti dyshime mbi përpjekjet e presidentit për të reformuar strategjinë e sigurisë së Meksikës.

“Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos

Obrador më herët pat thënë se kabineti i tij i sigurisë bëri thirrjen për lirimin e Ovidios, një vendim të cilin ai siç tha e miratoi për të mbrojtur banorët e terrorizuar, shkruan gazeta Shqip. Tani megjithatë, për të parën herë ai pranoi se urdhrin e ka dhënë vetë, duke shtuar se hodhi këtë hap me qëllimin të mos rrezikohej popullsia. Obrador shtoi se disa ditë më vonë Donald Trump ofroi të ndihmojë në goditjen e kartelit, por Meksika nuk e pranoi. SHBA vazhdon të kërkojë ekstradimin e Ovidio Guzman.

“Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos
“Lufta” në Meksikë, zbulohet kush e liroi djalin e El Chapos

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu