Kjo çka po ndodh te BOTA SOT është skizofreni kolektive! Aty flitet me intriga monstruoze për njerëz të ndershëm që as një herë askujt nuk i kanë ber keq dhe ata akuzohen me akuza kapitale për bashkëpunim me UDB-ën e me SHIK-un! Njëkohësisht nga Bota Sot merren nën mbrojtje veglat e ish regjimit jugosllav! Kështu është vepruar vetëm në kohën e Rankoviqit e të Titos nga vet informatorët e UDB-ës, te cilët me porosi nga UDB-a kanë përhapur intriga për patriotet se gjoja se : filan fisheku “është tradhtar dhe spiun i UDB-ës” me qellim të linçimit politik të patrioteve para njerëzve të pa informuar. Mes tyre me se shumti janë përgojua ish të burgosurit politik dhe aktivistet me te dalluar te Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës! Pra, vet spiunet UDB-ës i akuzojnë patriotit se ata janë “spiun të UDB-ës”! Tani po na përsëritet historia edhe një herë! Përse sot po përsëritet historia e kohës se Rankoviqit? Përgjigja është: Sepse UÇK nuk e ka pastrua me kohe me rrënjë rrjetin e UDB-ës në Kosovë dhe kjo tani po ju hakmerret.
Në shkrimin e 30.01. 2014 te Bota Sot me titull: ”Kadri Arifi uzurpator, apo UDB-ash?” Sulmohet njeri nga kuadrot akademike dhe njeri nga veteranet e UÇK-ës, që para do kohe është akuzua se është “pjesëtar i SHIK-ut”! Akuzat shkojnë nga njeri ekstrem në tjetrin ekstrem.
Kush është Kadri Arifi? Kadri Arifi para lufte në kushtet mizërie në kohën e regjimit jugosllav i ka ndërpre studimet dhe ka shkua për të punuar në Gjermani. Atje është akomodua dhen ka pas të ardhura të mira. Me shpërthimin e luftës ai vjen vullnetar në UÇK. Pas lufte ai martohet me një bashkëluftëtare të UÇK me të ciline kanë një fëmijë. Angazhohet në SHPK, njëkohësisht vazhdon studimet. Me punën e vet arrin të vjen deri në kreun e Shtabit të Përgjithshëm të SHPK! Nga aty shkarkohet nga Bajram Rexhepi pasi Kadri Arifi i zbulon lidhjet e Bajram Rexhepit dhe te shokëve te tij të SHIK-ut me nëntokën e bordeleve si dhe me rrjetin e gjer të korrupsionit të cilin ai fillon të e ndjek, për çka edhe ia ndërrojnë vendin e punës!
Tani te Bota Sot akuzohet me këto akuza të fëlliqura që vetëm njerëzit e fëlliqur munden ti bëjnë një njeriu të rralle, që nuk ka pranua të korruptohet as një herë. Nëse ai ka banua qëparë në një banesë në Prishtinë e cila ka qen e zbrazet por në pronësi të UDB-ës në kohen e ish Jugosllavisë, sepse shtëpia familjare ti është djegur gjatë luftës nga Serbia, kjo nuk është kur far krimi, kur ai as nuk e ka dite se kujt i takon ajo banese e zbrazet! Si pas juve ai dhe familja e ti do të duhej të rrinin në rruge dhe banesa në pronësi të UDB-ës ne kohen e ish Jugosllavisë, të rrinë zbrazet për takime te fshehta të udbashve të Prishtinës të cilët edhe sot marrin rroga nga Serbia!
Nuk ka dyshim se akuzimi i njerëzve të ndershëm e patriot me akuza të rrejshme vjen vetëm nga një burim – nga vet UDB-a dhe veglat e tyre në Kosove! Fushata histerike kundër Mandellës së Evropës Adem Demaçit e zhvilluar në Bota Sot me së mire flet mbi këtë. Me qëllim e thash kundër Mandellës së Evropës Adem Demaçit, sepse Evropa e krijoi dhe mbajti gjallë Jugosllavinë, e cila e mbajti 28 vite në burgje Adem Demaçin dhe e cila ishte burg kolektiv për gjithë shqiptarët, që nga krijimi i saj e deri në zhdukjen e saj nga harta gjeografike.
Para do dite, pasi nuk reagoi askush tjetër, unë vet e kam provua disa herë që në komente në gazet Bota Sot të mbroj disa njerëz të ndershëm që sulmohen nga gazetaret e Botes Sot dhe nga komentuesit e dyshimtë te shkrimi i datës 26.01.2014 me titull: Donika Gervalla: “Çfarë i lidh Ibrahim Kelmendin dhe Bozhidar Spasiçin?” ku numërohen rreth 20 emra dhe ku në atë mes futen edhe disa emra te patriotëve qe i kanë marre pjesë ne ndryshimin pozitiv të historisë ton dhe që i kanë sjell demet me te mëdha ish Jugosllavisë dhe vet UDB-es. Unë provova disa herë të postoj komentin në këtë teme, por ai nuk u botua nga Bota sot. Prandaj atë koment po sjell edhe një herë këtu. Në komentin tim thuhet:
“ Në ketë trenin e komenteve kanë hy edhe do shkie si puna e këtij Sami Govnës (Geneva), që po mundohet me i fut me një thes edhe patriotet edhe matrapazët! Ky shka i numëron nja 20 emra dhe mes tyre i radhit edhe emrin Selatin Novosellës që ka qen organizator i demonstratave te vitit 1968 si edhe emrin Abdullah Prapashtices qe ka qen organizator i demonstratave te vitit 198! Edhe pse as Selatin Novosella dhe as Abdullah Prapashtice e as Sami Dermaku, që përmendët po aty, nuk marrin pjese në institucionet e Thaqit dhe as në punët mafioze të tyre.
Këta patriot pas lufte nuk janë përzier në parti politike as një herë dhe as nuk janë marr me keqpërdorime. Kjo dëshmon se për shkiet të gjithë shqiptaret janë njësoj! Sa i njoh unë këta burra, këta nuk i kanë hy askujt në hak dhe nuk i kanë fal kurrë ata që ju hynë në hakë. Andaj nuk me çudit rasti nëse dikush nga Bota Sot ka me hëngër ndonjë hu gardhi kresë prej tyre publikisht. Sepse të pafajshmit nuk durojnë me i marr nëpër goje qentë shkie laskucë që shkruajnë shqip! Prandaj Bota sot ti kontrolloni komentet!” E bëra këtë duke,menduar se brenda Botes Sot ndoshta nuk janë te gjithë njësoj dhe komenti nuk u botua!
Mirëpo Bota Sot nuk i boton komentet pozitive për shqiptaret e ndershëm por vetëm komentet negative dhe kjo te bënë të dyshosh, se nëse Bota Sot flet vetëm keq për njerëzit e ndershëm, dhe vetëm mire për veglat e UDB-ës te regjimit te ish Jugosllavisë, atëherë shtrohet pyetja se a mos qëndron vet UDB-a mbas gazetës Bota Sot? A është Bota Sot dhe komentuesit e saj dore zgjatur e Serbisë ne opinionin mediave në gjuhen shqipe, apo është fjala për njerëz psikopat skizofren qe shohin te bardhen si te zezë dhe te zezën si te bardhe!