Lumi i Istogut po masakrohet [FOTO]

0
1097

istog1

Sipas qytetarëve kjo ndodh për shkak se dy seperacionet më të mëdha të zallit në Istog, Guri dhe Shkëmbi, bëjnë shpëlarjen e zallit para se ta shesin atë, dhe ujin e papastër e derdhin në lumë.

Një burim i ka thënë Gaztës, se këtë procedurë e kryejnë gjatë natës në mënyrë që njerëzit mos ta marrin vesh.

Kjo ndodhi nuk është e re, pasi që ka rreth katër vite që ndodh e njejta, pa u penguar nga askush.

Si pronaret e “Shkembi” ashtu dhe “Guri” rregullisht shihen ne krah te krytarit të Komunes së Istogut, Haki Rugova neper Darka dhe Dreka ne Hotelin Trofta në Istog apo dhe ne Fushaten e fundit të zgjedhjeve Lokale ku i dhan mbeshtetje te madhe Kandidatit Haki Rugoves.

Istogu edhe pse esht rrez bjeshkeve dhe ka Burimin e ujit, Qytetaret e Istogut vuajn shume mungesen e ujit, jan fshatra te tera te cilat me ore te tera su kalon uji në Qeshmet e tyre apo jan shume fshatra te cilat se kan fare rrjetin e Ujsjellsit por kan marr ujin e krojeve me nga 10 km deri me 25 km duke e bartur ujin nga bjeshket e largta neper fshatra e per kete shkak sot shume fusha ne Istog si pasoj kan mbetur pa u ujitur dhe shume toka kan mbetur djerrina.

Istogu esht konfrontuar me munges te ujit dhe per shkakun e Hotelit trofta e cila pa u penguar fare nga Komuna merr pothuajse gjith ujin e Burimit te Istogut per rezervaret e tyre te Peshqve dhe nga ky fenomen Dubrava, Istogu i Poshtem, Tucepi, cerrca dhe lubozhda e shume fshatra per rreth, kan mbetur pa uje te pijes dhe ujitjes, e gjith kjo ndodh sepse dhe pronari i Hotelit trofta ashtu si dy pronaret e tjere te Gurthyeseve, “Shkembi” dhe “Guri” jan te lidhur ngusht me poltiken Lokale te istogut, drejt me Haki Rugoven dhe te gjitha keto i bejn pa u penguar fare nga shteti dhe organet perkatse.

Nese vazhdon ne te ardhmen ky fenomen, jo vetem qe po ndotet Uji por istogu rrezikon te mbetet dhe pa ujin e pijes per mese 30 fshatra te saje per rreth.

Nese vazhdon ne te ardhmen ky fenomen, jo vetem qe po ndotet Uji por istogu rrezikon te mbetet dhe pa ujin e pijes per mese 30 fshatra te saje per rreth.

istog3

istog4

istog5

istog2

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu