Komisioni për dosjet ka lustruar ish-inspektorin kryesor të Shërbimit Sekret në Gostivar, Xhemo Jashari, tashmë i pensionuar.
Sipas vendimit dhe dosjes së publikuar në faqen zyrtare të Komisionit, Jashari thuhet se ka dhënë urdhëra për ndjekjen e bashkëqytetarëve të tij dhe të telefonave të tyre shtëpiak.
Gjithashtu thuhet se ai kishte ndikuar dhe vepruar për të ndërruar nga puna pesë mësues.
Përveç tij, është lustruar edhe kolegu i tij Aqif Durakovski nga Dibra, që sipas dokumenteve të publikuara në faqen e Komisionit tuhet se ai kishte ditur gjithçka se çfarë po ndodhë në Dibër.
Një i lustruar tjetër ka qenë edhe Taip Emini, ish-drejtori i një shkolle në Tetovë, i cili siç thuhet në vendimin e Komisionit i kishte dhënë të dhëna shërbimit sekret për personat që ndiqeshin sipas linjës së nacionalistëve shqiptarë. (INA)