LUTA e shpërblen me tender prej 135 mijë euro financuesin e tij (Dokument)

0
735

Luta

Edhe pse me vonesë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e shpërbleu financuesin e madh të tij, “GARAGE BENZ” nga Lladova e Gjilanit, me një tender vjetor prej 44,870.00 euro për riparimin e automjeteve të komunës, për tri vitet e ardhshme, që i bien rreth 135 mijë euro.

Kur krahasohet kontributi i pronarit të kësaj kompani, që e ka dhënë për LDK dhe Lutfi Hazirin, atëherë vërtet nuk është ndonjë tender që duhet të përmendet edhe aq dhe nuk mund t’i kthehet financimin të cilin e ka bërë ky pronar i kësaj kompanie në zgjedhjet e kaluara të LDK-së. Mirëpo sigurisht që ka kohë mjaft dhe Luta nuk ia len me kaq. Ka mjaft buxhet komuna e Gjilanit.

Luta Doc

Deri më tani komuna e ka anuluar njoftimin për këtë tender, vetëm e vetëm që këtë tender t’ia jep financuesit të madh të Lutfi Hazirit. Mirëpo sot komuna e ka shpallur fituesin e këtij tenderi. Tani veturat e komunës kanë ku mirëmbahen, sepse ka cilësi, siguri, shpejtësi dhe normalisht pak lek për Luten…/gjilanisot/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu