Lutfi Haziri, i çaros me 50 iPAD (Dokument)

0
665

Luta

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit shumë shpejt do të mund të kishin në dorë iPAD-a fringo të markës Apple.

Por 50 iPAD-at që komuna kishte për t’i blerë për këshilltarët e vet nuk do të mund të blihen, së paku jo tani për tani. Kjo pasi që tenderi për blerjen e tyre ka dështuar pasi që është konstatuar se ekzistojnë disa shkelje në lidhje me tenderin.

Agjencia Anti Korrupsion ka gjetur se komuna e Gjilanit ka 35 anëtarë ndërsa me anë të tenderit janë kërkuar 50 iPAD.

“Shqetësuese mbetet për AKK-në kërkesa e autoritetet kontraktues që të furnizohet me pajisje të tilla nga prodhuesi Apple kur kihet parasysh fakti se në treg produktet e këtij produkti janë nga më të shtrenjtat dhe konsiderohet luksoz”, thuhet në rekomandimin për anulim të tenderit nga AKK-ja.

Në njoftimin për kontratë i cili ishte i publikuar në faqen elektronike të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, autoriteti kontraktues ka kërkuar që të furnizohet me 50 Ipad-a për nevojat e këshilltarëv e komunal të Komunës së Gjilanit të llojit iPAD të modelit MAC IPAD AIR 16 GB Gold Sprint të prodhuesit Apple me seli në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu AKK konsideron se shkeljet të tilla nuk duhet të lejohen në procedura të prokurimit, andaj AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga autoriteti kontraktues që ri shmang praktikat e tilla në të ardhmen.

Komuna e Gjilanit pas këtij rekomandimi e ka anuluar tenderin me anë të njoftimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Ndryshe bazuar në çmimin e një cope të këtij lloji të iPAD , del se komunës blerja e 50 copë do t’i kushtonte afër 20 mijë dollarë amerikanë.

Doc

Doc 1

Doc 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu