LVV: Ujmani u nda në marrëveshjen e Uashingtonit, këtë çëshjte do ta dërgojmë në Kushtetuese

0
109
LVV: Ujmani u nda në marrëveshjen e Uashingtonit, këtë çëshjte do ta dërgojmë në Kushtetuese

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka mbajtur një konferencë për media për të folur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Uashington dhe konkretisht për liqenin e Ujamanit.

Aliu thekson se në bazë të dokumentit të nënshkruar i bie që Ujamani do të ndahet.

“Sipas këtij dokumenti liqeni i Ujmant do të ndahet. Serbia do të jetë hisenik në Kosovë. Me këtë pikë do të hap derë Serbisë në Kosovë. Pranimi që do të diskutohet që Ujmani të ndahet me Serbin eshtë i rrezikshëm. Kjo pikë është në kundërshtim me Kushtetuten e Kosovës”, ka thënë Aliu.

Ai tutje ka bërë se juristët e LVV-së po mbledhin fakte për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka qenë askush në dijeni se çfarë do të diskutohet. Hoti tha se do të ketë njohje por u kthye pa e njoftë as vetë Kosovën. Delegacioni duhet me pas platformë të qartë sepse në fund rezultati është një marrëveshje si kjo. Meqënëse është shkelje kushtetuese juristët e partisë po mbledhin faktet për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese” tha Aliu raporton Gazeta Blic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu