“Macja e Zezë” e shërbimeve informative të NATO-s në Kosovë, që krijoi Gjykatën Speciale për UÇK-në

0
834

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Prapaskenat: Loja e shërbimeve sekrete që krijoi Gjykatën Speciale për UÇK-në

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë pritet të nisë punën në muajin maj, ku do të ngrejë çështjet e para penale sipas raporteve të Dick Marty-t, i cili u miratua 3 vjet më parë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Akuzat bazë të kësaj gjykate janë ato të trafikimit të organeve, torturave ndaj të burgosurve dhe elemiminit të kundërshtarëve.

Dëshmitari bazë i kësaj gjykate është i famshmi “X” që nuk është gjë tjetër veçse Nazmi Bllaca një “relike” e UDB-së familjarisht.

Por kush e ngriti dhe financoi këtë “monstër”  juridike që destabilizoi Kosovën prej vitit 2004?!

Një raport i KFOR-it në Kosovë bën të ditur prej dy vjetësh se brenda aleatëve të NATO-s ka problem koordinimi, sidomos në lidhje me shërbimet informative.

“Macja e Zezë” e shërbimeve informative të NATO-s në Kosovë nuk kanë qenë francezët që dyshoheshin gjithmonë për problematikë por italianët, të cilët kanë kontrolluar prej vitit 1999 zonën e Dukagjinit, përkatësisht Gjakovën dhe Pejën, pjesën më të rëndësishme të problemeve që ka pasur UÇK-ja me kundërshtarët e saj, siç janë ushtarakët e FARK-ut, serbët por edhe ndërkombëtarët.

Dëshmitarët e Hagës, si Mushk Kadria dhe të tjerë që akuzojnë UÇK-në për dhunë dhe tortura ndodhen pikërisht nga kjo zonë. Shërbimi ushtarak Italian, SISM-i ka qenë një nga sponsorët e mëdhenj të akuzave të Dick Marty-t që nga viti 1999-2004.

Ky shërbim ka rekrutuar shqiptarë nga Shqipëria, kryesisht njerëz të medias.

Pikërisht Roma zyrtare ka përdorur burimet e saj në Tiçino, Zvicrën italishtfolëse.

Dik Marty është një ish-kontigjent i SISM-it që në të kaluarën ka punuar si “Guardia Zvizera” në Vatikan. Aty është rekrutuar si një kontigjent.

Por çfarë interesash ka Italia në Serbi?!

Ka interesa superstrategjike. Roma është vendi që ka investuar më shumë në tregun serb. Përveç blerjes së gjigandit të telekomunikacionit Telekom Srbija, Italia ka investuar në shumë fusha strategjike.

Kolosi Geox me ndërhyrjen e Romës ka hapur fabrika të mëdha në Serbinë Jugore pranë Preshevës për të ndihmuar Beogradin.

Ndërkaq, të gjithë prokurorët e mëdhenj të EULEX-it që sulmuan komandantët e UÇK-së ishin italianë të caktuar nga shërbimi civil SISDE.

Një nga këto është Maurizio Salustro, prokurori nga Kalabria që akuzohet edhe për lidhje me shërbimet sekrete ushtarake. Në Kalabri ndodhet baza e famshme e Goia Tauro, ku përveç bazës ushtarake është një gji i fuqishëm i trafiqeve që administrohet nga shërbimet sekrete.

Shërbimet italiane të zbulimit në zonën e Dukagjinit morën në dorëzim të gjithë bazat e UDB-së në territor. Dhe ky ishte thelbi i gjithçkaje që ndodhi më pas. Pra nuk kemi një dashuri franceze për serbët, por italiane. Dhe kjo e ka një arsye.

Italia është aleati më i fuqishëm i Rusisë në Europën Perëndimore. Një pjesë e mirë e politikanëve dhe zyrtarëve të magjistraturës italiane akuzohen si agjentë të KGB-së ruse gjatë Luftës së Ftohtë.

Dhe nuk është rastësi që dy armiqtë më të mëdhenj të UÇK-së janë dy italianfolës: Carla Del Ponte dhe Dick Marty, i cili emrin e parë e ka Ricardo….

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu