Malazezi i arrestuar ka lidhje me sulmin në Paris ?!

0
902

Kryminstri i Bavaris

Kryeministri i shtetit gjerman të Bavarisë, Horst Seehofer, ka konfirmuar zyrtarisht se ka “arsye për të besuar” se personi i cili u arrestua kohët e fundit në territorin e kësaj pjese të Gjermanisë është i lidhur me personat që kryen sulmet terroriste në Paris, transmeton zeri.info

Ka arsye për të besuar se ai ka të bëjë me këto sulme, duke komentuari mbi arrestimin e një personi nga Mali i Zi, në automjetin e të cilit autoritetet gjermane para disa ditësh gjetën sasi të mëdha armësh dhe disa kilogramë eksploziv TNT.

Arrestimi pasoi të enjten në autostradën Salzburg-Mynih, pasi patrulla policore ndaloi shoferin dhe pas kontrollit, zbuloi një sasi të madhe të armëve.

Në automjetin e të dyshuarit janë gjetur disa dokumente për të cilat policia gjermane arriti në përfundimin se malazezi ishte duke udhëtuar për në Paris dhe se ka mundësi të jetë bashkëpunëtor i terroristëve që kryen sulmet terroriste në Paris./Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu