Mali i Zi ia bën me dije ambasadores së Kosovës se demarkacioni është punë e kryer

0
129

Mali i Zi po e konsideron punë të kryer çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën.

Kjo u potencua edhe në vizitën inauguruese që ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, ia bëri ambasadores së re të Kosovës, Ariana Zherka-Hoxha.

MPJ-ja malazeze, në një komunikatë për media, tha se Raduloviqi në takim ka shprehur besimin që bashkëpunimi i hapur dhe intensiv mes dy shteteve do të vazhdojë edhe nën mandatin e ambasadores së re të Kosovës.

“Si shteti më i vogël në rajon, Mali i Zi është shumë i përkushtuar në bashkëpunim të mirë rajonal, stabilitet dhe paprekshmëri të kufijve të përcaktuar bashkë. Në këtë kuptim, kreu i diplomacisë malazeze vuri në pah shembullin e mirë të bashkëpunimit, të nënshkrimit të Marrëveshjes për kufijtë, në qershor të 2018-s, që me sukses kompletoi çështjen e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së malazeze pas takimit Raduloviq-Zherka.

Çështja e demarkacionit u rikthye në temë diskutimi ditëve të fundit pasi kryeministri Albin Kurti tha se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi për ta diskutuar.https://zeri.info/inarticle.html

Ndaj kësaj deklarate reagoi edhe kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, duke thënë se deklaratën e Kurtit e konsideron provokim.

Edhe presidenca malazeze u deklarua për këtë çështje, duke thënë se kjo temë është mbyllur më 2018, kur edhe u ratifikua marrëveshja mes dy vendeve në kuvendet e vendeve respektive. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu