Manastiri, “hija e Serbisë” në Kosovë që trembi punimet e një rruge

0
424
Manastiri, "hija e Serbisë" në Kosovë që trembi punimet e një rruge

Punimet e rrugës Deçan-Plavë (R-108), po zgjasin e nuk dihet kur do të përfundojnë. Kjo pasi që në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim që Manastirit të Deçanit t’i takojnë mbi 24 hektarë tokë.

Ditën kur u përurua asfaltimi i segmentit të parë të kësaj rruge, më 16 qershor të këtij viti kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti u patë shprehur optimist se ky projekt do të vijojë përpara.

“Jam vërtet i nderuar që në ditët e para të mandatit e përurojmë një projekt të rëndësishëm të qeverive të kaluara, disa ministra me radhë kanë punuar në këtë projekt, dhe jam shumë i nderuar që sot një pjesë të kësaj rruge e përfundojmë dhe bashkë me ministrin e Infrastrukturës morëm obligimet për të quar më tutje këtë projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare”, kishte deklaruar Hoti.

Gjatë ditës së djeshme i njëjti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën që kalon afër zonës së Manastirit të Deçanit.

“Kryeministri Hoti e vlerëson rëndësinë jetike që ka kjo rrugë për qytetarët e kësaj ane dhe përtej saj, megjithatë duhet respektuar legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj rruge në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit, kryeministri Hoti e mbështet shqyrtimin e të gjitha mundësive ligjore dhe praktike në terren për ta kompletuar këtë rrugë që e lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.https://zeri.

Ky reagim erdhi një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se Beogradi do të kërkojë pezullimin urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Kjo zgjoi reagim të ashpër nga i pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili cilësoi këto vendime si intriga të Serbisë dhe kërkoi nga shteti që ti zgjidh fatkeqësitë.

“Kur pezullohen veprime është mirë të jepen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër.

Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite. Boll është boll! Shteti duhet ti zgjidh fatkeqësitë , që i ka krijuar në Deçan. Unë po i zgjidh e jam i gatshëm ti zgjidh duke bërë Rrugën. Sot është paralajmërim vetëm!”, potencoi ai.

Të njëjtin mendim ka edhe njohësi i fushës së sigurisë, Ramadan Qehaja, i cili në një prononcim për “Zërin” thotë se është i pa arsyeshëm pezullimi i punimeve në këtë rrugë, pasi sipas tij kjo rrugë është jetësore për banorët e kësaj ane.

“Unë mendoj që kjo rrugë nuk e prish autonominë e territorit të Manastirit që atij i takon. Kjo rrugë është rrugë jetësore për banorët e asaj ane dhe kujtoj që ndërtimi i saj apo kalimi i asaj rruge në afërsi të Manastirit nuk ndikon në punën e manastirit me autonomi të këtij Manastiri, unë e kuptoj që ky vendim i qeverisë që të pezullohet ndërtimi i kësaj rruge për një kohë të pa caktuar sipas mendimit tim nuk është i qëlluar dhe aq më pak nuk është dhënë një kohë se sa duhet të pezullohet”, deklaroi për Zërin, ai.

Sipas tij, Serbia po ndikon në politikën e brendshme të Kosovës.

“Deklarata e Vuçiqit ka ndikuar në këtë vendim sepse ai e ka përgatitur opinionin ndërkombëtarë. Presioni ndërkombëtarë është mjaft i madh në lidhje me këtë prandaj diplomacia jonë është dashtë apo edhe duhet që me ngulm ti shpjegoj disa gjëra dhe jo vetëm të jetë kryes i “urdhëresave” se çka thotë dikush”, potencoi ai duke shtuar se politika serbe nuk do të ndërpres kërkesat e tyre ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, pasi që kërkesat e tyre gjithnjë e më tepër do të rriten. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu