Manfred Weber: LDK e VV, bejeni Qeverinë e re, u heqim vizat së shpejti

0
220
Manfred Weber: LDK e VV, bejeni Qeverinë e re, u heqim vizat së shpejti

Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka thënë se pritjet janë të mëdha për Qeverinë e ardhshme.

Ai pas takimit që pati me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se duhet respektuar vullneti i popullit pasi sipas tij populli ka votuar për ndryshim, njofton Klan Kosova.

Weber duke i referuar zhvillimeve mes LDK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje tha se partitë politike duhet të flasin si dhe t`i gjejnë modalitetet për krijimin e Qeverisë.

Ai poashtu ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se po pritet një vendim së shpejti, ndërkaq përmendi në veçanti hezitimin e Francës rreth kësaj çështje, njofton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu