Maqedoni, digjet flamuri shqiptar: Ju erdhi fundi

0
864

Incidentet në Maqedoni ndaj shqiptarve nuk kanë të sosur. Pas vrasjes së dy të rinjve në Gostivar, rrahjes së 15 nxënësve shqiptarë nga huliganët maqedonas, sulmet ndaj dyqaneve të shqiptarvem, incidenti më i fundit ka qënë djegia e flamurit shqiptar nga “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) e cila ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare. Në videon e publikuar shfaqen në sfond 2 persona të maskuar, prapa të cilëve dallohet një flamur i zi me kryq të bardhë në të, të cilët nën përcjelljen e këngëve fetare djegin flamurin shqiptar. Ndërkohë që njëri nga dy personat mban në dorë thikë. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve si edhe për zhdukjen e tyre. “Mos provoni të digjni tempujt e shenjtë të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, – thonë në mesazhin e tyre personat e maskuar. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.
PROTESTA
Grupi i tifozave “Kuq e Zi” do të zhvillojnë sot në ora 12:00 një protestë përballë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. Në njoftimin e bërë publik dje thuhet se tubimi vjen si “kundërpërgjigje ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë nga ana e sllavomaqedonasve dhe kundër te gjitha padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve në atë shtet artificial. Për më tepër është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar, dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për t’u thënë që NE ishim këtu kur “ata” erdhën. Tifozat Kuq e Zi do të jenë aty ku i thërret atdheu”, thuhet në njoftimin e tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se organizatorë të kësaj proteste janë Kuvendi i Patriotëve Civil në bashkëpunim me ‘UNIKOMB’. “Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë rastësi. Një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe u ushtrua dhunë nga terroristë – huliganë maqedonas ndaj 15 nxënësve shqiptarë. Kjo nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër dhunës që u bëhet sistematikisht shqiptarëve në Maqedoni! Thirrja jonë në këtë protestë do të jetë edhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë, Shqipërinë!”, – thuhet në komunikatën e organizatorëve.
STEFAN FULE
Eurokomisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule të enjten do të qëndrojë për vizitë në Shkup, pas incidenteve të fundit ndëretnike në vend. Agjencia maqedonase e lajmeve INA bëri dje të ditur se Fule, sipas të dhënave nga kabineti i tij, do të zhvillonte takime me liderët shtetërorë dhe të partive politike në Maqedoni, për t’u njohur me qëndrimet dhe masat e ndërmarra në planin e uljes së tensioneve politike dhe të sigurisë publike. Eurokomisioneri për zgjerim gjithashtu pritet të sjellë mesazhet e Komisionit Evropian lidhur me situatën e krijuar dhe procesin e implementimit të reformave për anëtarësim dhe rreth datës për fillimin e negociatave. Sipas axhendës zyrtare, Fule vjen në Shkup me rastin e hapjes së dialogut të ashtuquajtur të nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE, që paraqesin një urë lidhëse për hapjen e negociatave paraqasëse.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu