Maqedoni, rrihet barbarisht 18-vjeçari shqiptar

0
775

I riu shqiptar, 18 vjeçar, Isuf Islami nga lagjja e Dizhonit u rrah brutalisht nga një grup prej dymbëdhjetë vetash të nacionalitetit maqedonas.

Ngjarja ka ndodhur në lgjen Lisice të Shkupit rreth orës 01:30 të ditës së sotme.  Viktima ishte me dy shokë pak çaste para se të ndodhte kjo ngjarje e rëndë.

Kur u nda nga dy shokët e tij, 12 persona të nacionalitetit maqedonas iu afruan dhe pyetën se cilës kombësi i përkiste.

Sapo e kanë mësuar se i riu është shqiptar, njëri prej tyre e ka goditur në kokë me shkop të bejsbolli e pas shembjes së të riut për toke, i tërë grupi sulmoi duke derisa Islami humbi vetëdijen.

Ka qenë një kalimtar i rastit ai që lajmëroi ndihmën e shpejtë dhe policinë. 18- vjeçari është dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit.

Raporti i mjekëve ka konstatuar se Isuf Islami  ka thyer nofullën e poshtme, kockën ballore, ndërsa ka pësuar edhe dëmtime serioze në unazat e qafës dhe shtyllës kurrizore.

Shume njerz kan bere pytje se përse Shqiptaret toleroin ca huligan që skan as Komb dhe as Identitet Kombtar dhe ngjajn shume me arigjinj apo perse Shteti Shqiptar shikon karshi se si keqtrajtohen Shqiptaret jasht kufijve te Shqipris dhe askush se ve ujin ne zjarr per kete problem që si individ se zgjidh asnjeri.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu