Maqedoni, shqiptarët jetojnë nën terror

0
778

Shqiptarët që jetojnë në disa qytete të Maqedonisë qendrore po përjetojnë tmerr. Musli Ahmedov (Musli Ahmeti) , bashkë me familjen është detyruar të braktisë shtëpinë e tij në qytetin e Velesit nga kërcënimet e bandave maqedonas. Ai thotë se disa persona, ish-rezervistë të ushtrisë maqedonase që në vitin 2001 kanë luftuar kundër UÇK-së për një kohë të gjatë po e terrorizojnë atë dhe familjen e tij duke i kërkuar që ta braktis shtëpinë pasi në këtë qytet nuk ka vend për shqiptarë.

“Vijnë maqedonasit dhe bërtasin se shqiptarët duhet ta lëshojnë Velesin, nuk duam të shohim shqiptarë këtu. Pastaj një ditë kur nuk kam qenë në shtëpi, maqedonasit e kanë kërcënuar bashkëshorten time, e cila në atë moment ka qenë vetëm me fëmijët e vegjël në shtëpi. Maqedonasit kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe kanë kërcënuar se do të hedhin bomba, do t’i vrasim shqiptarët se ata nuk kanë të drejta këtu. Bashkëshortja ka njoftuar policinë, por edhe pse ka ardhur policia, maqedonasit kanë ofenduar familjen time, ndërsa policia nuk ka marrë masa”, tha Musli Ahmedov, shqiptar nga Velesi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup konfirmojnë se janë të njoftuar për këtë rast duke thënë se ,policia e Velesit ka ndërmarrë masa dhe i ka paralajmëruar personat e denoncuar se do të sanksionohen nëse vazhdojnë të kërcënojnë Musliun. Por, këto masa të policisë duket se nuk mjaftojnë që Musliu të kthehet në shtëpinë e tij.

“Kam frikë të kthehem në shtëpi. Si të shkoj kur më thonë se do të hedhim bomba, do të vrasim, do t’i presim fëmijët. I vetmi shqiptar jam në atë lagje, me çfarë të mbrohem”, theksoi Musli Ahmedov, shqiptar nga Velesi.

Në qytetin e Velesit jetojnë dhjetëra familje shqiptare. Musli Ahmedov, thotë se nuk është vetëm familja e tij që kërcënohet. Që nga dita e mërkurë kur ka braktisur shtëpinë bashkë me familjen është strehuar përkohësisht tek një familjar i tij në Shkup.

Përgatiti: E.L

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu