Maqedonia do të hap konsullatë në Korçë, Shqipëria harron Manastirin

0
578

Maqedonia së shpejti do të hap konsullatën e saj në qytetin e Korçës dhe se ky premtim është bërë në takimin e presidentit Gjorgje Ivanov me minoritetin maqedonas në Pogradec.

Kërkesa për hapjen e konsullatës është bërë nga Aleanca Maqedonia për Integrime Evropiane, një subjekt politik që tubon minoritetin maqedonas kryesisht në zonat kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë. “Kërkojmë konsullatën dhe një administratë e cila do të kishte kompetencat e një ambasade. Ne nuk ka nevojë të udhëtojmë në Tiranë për ndonjë informatë apo shërbim, kur do të kemi konsullatën tonë në Korçë”, theksoi sekretari i këtij subjekti politik, Vasil Sterjovski. Përfaqësuesit e minoritetit grek kanë theksuar se në Korçë është e hapur konsullata greke, që sipas tyre, punon për asimilimin e vllehëve, shqiptarëve, romëve, por edhe maqedonasve.

Por nga ana tjetër, për kundër kërkesës disavjeçare për hapjen e një konsullate shqiptare në Manastir, Qeveria shqiptare dhe presidenti kanë heshtur ndaj kësaj kërkese. Shoqata “Kongresi i Bashkimit” në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve INA nga Shkupi i drejtuan një kërkesë zyrtare Qeverisë së kaluar shqiptare dhe ish-presidentit Bamir Topi për nevojën e hapjes së konsullatës shqiptare në vatrën e njohur të historisë së alfabetit shqip. Ish-presidenti Topi përmes një përgjigje zyrtare theksoi mbështetjen për hapjen e kësaj konsullate, ndërsa nga Qeveria shqiptare pasoi arsyetimi për mungesë fondesh për hapjen e konsullatës në Manastir.

Autoritetet e Maqedonisë kanë hapur një konsullatë formale me konsull nderi edhe në qytetin e Durrësit, ku po vazhdojnë aktivitete intensive në këtë qytet turistik shqiptar. Siç mësohet në këtë qendër realizohen aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe planet për shpërndarjen e shtetësive dhe pasaportave maqedonase për shtetas shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë identitetin e tyre. (M.Mellova/INA)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu