Maria Bamieh tentoi të ndërhyjë në rastin FAN

0
738

Bamieg Maria

Ish prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila po akuzon të tjerët se kanë penguar hetime, ajo vet dyshohet se është e përfshirë në raste të tilla.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Bamieh ka kërkuar që rasti i fabrikës FAN, ku pronarë janë Deshishkët të hetohet nga vet ajo dhe jo nga hetuesit vendor të cilët ishin duke u marrë me të.

Burimet e afërta me këtë proces kanë thënë se pasi Bamieh kishte “grabitur” rastin e Deshishkëve, këtu kanë ndërhyrë prapë hetuesit vendor pas një insistimi të madh për t’ia marr rastin në hetim.

Hetuesit vendor ishin përkrahur edhe nga udhëheqësit e lartë të EULEX-it, që ish prokurores Bamieh t’i merret ky rast që dyshohet se kishte të bënte me milona euro keqpërdorime.

Në rastin FAN ishin arrestuar 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si të dyshuar për keqpërdorime në vlera prej miliona eurosh në privatizimin e kësaj ndërmarrje në Podujevë.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vepra penale si: keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim me anë të detyrës, legalizim i përmbajtjes së rreme, mashtrim, shkaktim i falimentimit dhe keqpërdorim i autorizimieve ekonomike.

Ditë më parë Indeksonline ka raportuar se ish prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh ka ndërprerë hetimet ndaj Deshishkëve (Jona Med – kompani farmaceutike), Alush Gashit -ish ministër i shëndetësisë, Ekrem Maliqit e Habib Murati, ish shefa të prokurimit në MSh./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu