Marrëveshja drejt finalizimit, sot pritet të takohen Kurti e Mustafa

0
187
Marrëveshja drejt finalizimit, sot pritet të takohen Kurti e Mustafa

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në afatin e fundit për krijimin e një qeverie në mes LVV dhe LDK.

Të dy partitë kanë treguar se kanë hyrë në fazën finale të negociatave për marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Po ashtu, mësohet që sot do të ketë një takim ndërmjet krerëve të dy partive, Kurtit dhe Mustafës, por ende nuk dihet ora ose detaje tjera.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrat për media të dy partive, ku nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndonëse nga zyra për medie e LDK-së kanë qenë të pa qasshëm, nënkryetarja e tyre, Vjosa Osmani ka deklaruar për media se do të takohen sot me Kurtin.

Më tre shkurt, është thirrur seanca për votuar për formimin e qeverisë së re, sipas kërkesës së mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu