Marrëveshja për koalicion shumë afër / Këto janë pikat në të cilat u pajtuan sot LVV – LDK

0
264
Marrëveshja për koalicion shumë afër / Këto janë pikat në të cilat u pajtuan sot LVV – LDK

Takimeve dhe diskutimeve të stërzgjatura ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se iu ka ardhur fundi.

Në takimin e sotëm i cili zgjati rreth tri orë, përfaqësuesit e të dyja subjekteve politike janë pajtuar në disa aspekte, për t’iu afruar kështu marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Kështu i thanë “Gazeta Blic” burime brenda takimit ndërmjet drejtuesve të LVV dhe atyre të LDK-së.

“LDK do t’i ketë 6 ministri ndërsa LVV 4 ministri. Për ndarje të ministrive tashmë ka pajtueshmëri ndërmejt dy subjekteve politike”, pohuan burimet e njëjta.

Sipas këtyre burimeve, pajtueshmëri pati edhe për postin e Presidentit, “kandidati do të nominohet nga LDK pasi të përfundoj mandatin Presidenti aktual”.

Përveç këtyre, siç merr vesh “Gazeta Blic” në këtë takim LDK ka kërkuar nga VV edhe zvogëlimin e numrit të zënvedëskryeministrave nga dy në një.

“Duhet të ketë vetëm një zënvedëskryeministër dhe ai të jetë nga LDK”, citohet të jetë thënë në takimin e sotëm. Por kjo çështje dhe temat tjera pritet të diskutohen sërish nesër nga ora 14:00.

Ministritë që pritet të udhëheq VV janë: Ministria e financave, Ministria e Drejtesisë, Ministria e Shëndetesisë e Sportit, Ministria e Zhvillimit, Tregtisë e Industrisë.

Ndërsa ato që pritet të udhëheq LDK janë: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Ministria e Mbrojtes, Ministria e Bujqesisë, Ministria e Infrastrukturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu