Marrëveshja për ndarje të pushtetit PDK-LDK, sot ose nesër

0
683

Hasha me putinin

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike pritet të firmosin më së largu të dielën marrëveshjen për koalicionin qeverisës, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Vetë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, thotë se këtë vikend finalizohet marrëveshja me LDK-në dhe se do të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse.

Thaçi ka thënë se siç e ka paralajmëruar edhe gjatë fjalimit të tij në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ditët e para të javës që vjen do të sjellin institucionet e reja në Kosovë.

“Finalizimi i marrëveshjes së partnerëve të koalicionit do të kryhet gjatë vikendit kur do të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse. Muajin dhjetor do ta përdorim për punë intensive në Kuvend dhe Qeveri për të implementuar prioritetet. Koalicioni i ri qeverisës do të shtyjë fuqimisht agjendën euro-atlantike dhe reformat ekonomike, që nga dita e parë e punës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë një burim i “Kohës Ditore” ka treguar se grupet punuese tashmë kanë finalizuar draftin e Programit qeverisës, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta.

Po kështu, subjektet janë akorduar edhe për ndarjen e pushtetit. Sipas tij, marrëveshja mund të firmoset edhe gjatë ditës së shtunë nga liderët e të dyja partive, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Kësisoj, të hënën do të mund të zhvillohet seanca konstituive.

“Do të ketë një takim ndërmjet liderëve politikë gjatë ditës së nesërme dhe në fund janë planet që edhe të nënshkruhet marrëveshja që ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive institucionale”, ka thënë ky burim.

“Emra titullarësh nuk do të përmenden në marrëveshje”.

Thaçi, kryeministër në detyrë, nuk ka qenë thuajse gjatë gjithë javës në Kosovë. Ai ka qëndruar në Neë York, ku e ka prezantuar Kosovën në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Do të kthehet paraditen e së shtunës dhe zyrtarët e partisë së tij nuk e kanë mohuar faktin se po këtë ditë edhe do ta firmosë marrëveshjen me Mustafën.

“Nesër vjen kryeministri. Ai i sqaron gjërat brenda ditës”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu