Marsi muaj i rirreshtimit për kauzë kombëtare

0
597

Dita e mirë shihet në mëngjes, thotë një fjalë e popullit. Dhe kjo ditë ishte dy marsi i këtij viti, në të cilën përkujtuan lidhjen e Lezhës në krye me Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, i cili në atë kohë të pa kohë arriti të bashkojë krerët e Shqipërisë.

Është kjo kohë e pa kohë, për të mos u bashkuar shqiptarët, madje të zgjedhur edhe me “votën” e qytetarëve, për të kujtuar këtë ditë bukur me peshë historike, e cila frymëzoi gjithë gjeneratat e pastajme, u bënë shumë kryengritje e disa luftëra për të arritur ku kishte qenë Ai dhe për fatin tragjik ne ende përpëlitemi për të gjetur shtegun e bashkimit të veprimit politik, për të arritur te ajo ditë e madhe, që vetëm Ismail Qemali ia doli. Dhe në emër të këtij përvjetori të mëvetësisë së Shqipërisë, kam thënë edhe herëve tjera, bëhen lojëra të pista, për të rrahur gjoks për bashkim kombëtar, personalitete që më së shumti e shfuqizuan këtë artikulimi të mendimit e veprimit në fillim vitin e nëntëdhjetë dhe atë të fillim vitit njëmijenëntëqind e nëntëdhjeteshtatë.

Nuk mund të jenë figurat, tashmë të dëshmuara kundërkombëtare, se mundën për t’i shtyrë proceset drejtë bashkimit. Në këtë tel u mundua z. Berisha ta akordojë zërin në Lezhë, kur figurës bashkuese, të paktën ashtu trajtohet në Kushtetutë, nuk iu lejua mbajtja e fjalimit. Frika e marrjes së poenëve politik nga z. Bamir Topi, gjë që doli sheshit, se z. Berishës dhe shpurës së Tij nuk i ha palla për Lezhën e dikurshme Skenderbegiane dhe as për shqiptarët e sotëm, në e meritojnë bashkimin apo jo, por çjerrja e zërit për të përdorur çdo segment historie, në të dyja krahët, patriotizmit folklorik e tradhtie të mirëfilltë, vetëm për të vjelë votën e rimarrjes së pushtetit.

Duke i partë këto dhe veprimet tjera që po ndodhin në hapësirën kombëtare, Marsi duhet marr si jehona kushtrimi për mobilizim të përgjithshëm, për ta zgjidhur çështjen kombëtare, sepse lidrthit aktual, për veç mungesës së dëshirës për tu bashkuar, ata më shumë janë të pirur për të vepruar kundër kësaj të drejta historike kombëtare, sepse muaji Mars, kurdoherë në histori, kishte këtë kuptim te ne, pra të fillohet me këtë muaj mobilizimi e kushtrimi gjithëkombëtar për rirreshtim për të zgjidhur kauzën kombëtare.

Këtë kuptim kishte edhe qëndresa në Prekaz me Komandant Adem Jasharin dhe gjithë jasharajt, sepse edhe atë botë liderthit politik shqiptar e kishin futur në rrugë të pa rrugë çështjen shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi.

Duhet nxjerr mësime nga ky muaj madhështor dhe hulumtuar si të tejkalojmë situatën tonë të nder. Marsi simbolizon ripërtëritjen e jetës në natyrë, njëherë ripërtëritjen e hulumtimit të shtegut për të ecur përpara në histori, të shqiptarëve, për të përfunduar aty ku ishte edhe synimi i dëshmorëve të kombit, synim që sot liderthit politik po e përçmojnë, qoftë me bëmat e tyre, qoftë me retorikën e fjalëve, sa dhe mundohen t’i humbin kuptimin e vërtetë jetësor.

Shqiptarët në këtë vit përkujtues të njëqindvjetorit të shpalljes së pavarësisë, duhet t’i kujtojnë dhe kuptojnë tri epoka madhështore që janë të lidhura njëra me tjetrën përmes gjakut të dëshmorëve, atë të Lezhës, Vlorës dhe Prekazit, me personalitetet e njohura të kohëve siç janë: Gjergj Kastriot – Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, synim i të treve për të qenë nën një flamur dhe të kemi vendin e merituar në mes kombeve të civilizuara e të përparuara, sepse secila gjymtyrë e trungut tonë nëse është e pushtuar, i gjithë kombi lëngon nga kjo dhe vështirë e ka të hapërrojë me kohën e hapësirë me të tjerët.

 

Prishtinë, 06.03.2012

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu