Materialet për votim arritën në Drenas!

0
485

votimet

E plotësuar- Fletëvotimet dhe materialet e tjera që do të përdorën nesër për votim tashmë kanë mbërritur në Drenas.

Fletëvotimet fillimisht janë vendosur në Sallën e Sportit në Shkollën Fillore “Rasim Kiqina”.

Eskorta që ka bartur këto materiale të emëruar si sensitive nga Këshilli Qendror Zgjedhor janë nisur në mëngjes.

Eskorta ka qenë e përcjellur nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, për të siguruar kështu që i gjithë procesi, qysh nga nisja e fletëvotimeve për në Drenas të jetë më së i sigurt.

Fletëvotimet dhe materialet e tjera për votim janë nisur nga Këshilli Qendror Zgjedhor për në Drenas, ku nesër pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë.

Eskorta me materiale do të përcjellët në rrugën drejt Drenasit nën masa të rrepta të sigurisë dhe për këtë po kujdeset njësia speciale elitare e policisë së Kosovës.

Të gjitha materialet sensitive që do të përdorën nesër në procesin e votimit do të dërgohen në Sallën e Sportit në Shkollën Fillore “Rasim Kiqina”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu