Mbahet trajnimi me temën “Protokolli diplomatik”

0
213

Në Qendrën “Fluent”, është mbajtur trajnimi me temën “Protokolli diplomatik”, ku ka ligjëruar Profesor Dr. Qufli Osmani.

Dje është mbajtur moduli i 11 i trajnimit, i cili ka tre muaj që zhvillohet, me trajnues të ndryshëm.

Kanë marrë pjesë këshilltarë nga ministri të ndryshme, kryetar të Kuvendeve Komunale e personalitete publike. Trajnues kanë qenë edhe ambasadorë të ndryshëm.

Ky trajnim është i një rëndësie të veçantë, ku sjellja si koncept reflekton raportet tjera diplomatike, njërëzore a autoritative në rrafshin e studimit psikologjik.

Vetë (perceptimi) dhe psikologjia e paraqitjes publike, personaliteti dhe të menduarit kritik, profili i psikologjik i diplomatëve dje sot dhe nesër, janë kategorizuar si lëndë tematike të ligjerimit.

Lëndët tematike sugjestojnë rëndësinë dhe rolin psikologjik brenda kuadrit të raporteve me publikun.

Për këtë trajnim ka bërë të ditur edhe vet profesor Qufli Osmani nëpërmjet facebookut.

“Nga trajnimi “Protokoll diplomatiK” – moduli 11
Tema:
FENOMENI 4P: PERCEPTIM, PERSONALITET, PARAGJYKIM DHE PROTOKOLL; PERSIATJE PSIKOLOGJIKE
– (vetë)perceptimi dhe psikologjia e paraqitjes publike;
– personaliteti dhe të menduarit kritik;
– profili psikologjik i diplomatëve; dje, sot, nesër.
#FLUENT

Jegi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu