Mbi dyshimet e nje bashkepunimi Anglo-Jugosllav per Shqiperine

0
496

Pjesa e dyte e dokumentit Top Sekret te Operacioneve Klandestine Amerikane qe botohet sot dhe qe vjen nga Arkivat amerikane flet mbi nje sere dyshimesh te Zyres Sekrete te (OPC ne Rome) mbi lideret politike shqiptare. Ne pjesen e pare te ketij dokumenti botuar javen e kaluar u pane dyshimet e amerikaneve mbi disa figura te njohura te politikes shqiptare ne emigracion si Mithat Frasheri dhe Abaz Kupi si dhe bisedimet e tyre me liderin komunist TITO. Ne vazhdimin e ketij dokumenti te gjate te hartuar ne baze te nje sere memorandumesh secrete te ardhura nga Zyra e OPC dhe OSO ne Rome flitet mbi dyshimet amerikane te nje bashkepunimi te mundshem britaniko-jugosllave per ceshtjen shqiptare. Amerikanet te cilet ne 1949 po peshonin me seriozitet nje angazhim te mundshem ne Ballkan kerkonin te dinin me shume per “aleatet” e tyre angleze. Britaniket nuk ishin nje factor i ri ne ceshtjen shqiptare. Jo me larg se fillimi i Luftes se Dyte Boterore Qeveria Britanike i kishte premtuar Jugun e Shqiperise. Greqise ne shkembim te ruatjes se influences britanike pas luftes. Influence kjo qe u rivendos gjate luftes civile greke. Britaniket edhe pse ksihin nje sere Misionesh ushtarake ne Shqiperi shume vone njohen levizjen nacional clirimtare si forca kryesore politike ne terren e cila do te merrte pushtetin pas Luftes. Edhe pse Britaniket u perpoqen shume te krijonin nje organizate politike pro britanike ne shqiperi te drejtuar nga Abaz Kupi, situata ne terren nuk i lejoi ata te luanin ndonje rol te rendesishem

Me mbarimin e Luftes dhe futjen e amerikaneve ne planet Ballkanike roli historic i britanikeve ne rajon komplikohej se tepermi aq me shume qe sovjetiket tashme kishin dale ne adriatik. Ne kete menyre ballkani perendimor dikur nje zone me influence britanike tashme kishte hyre ne rivalitetin e ashper te Luftes se ftohet dhe do te kontrollohej nga sovjetiket dhe amerikanet. Gjithsesi ne se kthehim ne dokumentin e botuar sot mund te shikojme nje sere informacinesh shume interesante te cituar nga zyrtaret e sherbimeve te fshehta amerikane. Ne kete dokument citohen burime te larta Greke dhe Italiane te cilat duken se kane shprehur nje shqetesim real per nje plan te perbashket britaniko-jugosllav. Po keshtu ne kete dokument permendet fakti se Abaz Ermenji nje prej liderve te rendesihem te Ballit KOmbetar eshte strehuar nga sherbimet e fshehta britanike te cilat me sa duket e kane shpetuar nga nje arrestim i mundshem i autoriteteve italiane. Ndoshta ky arrestim ka te beje me pretendimin se Abaz Kupi kishte vrare ushtarake Italiane gjate Luftes. Nje fakt tjeter me shume interes eshte emri i Gani Kryeziut nje personazh shume i njjohur gjate luftes se dyte boterore. (Aq i njohur sa Kryeministri Berisha perpara disa kohesh kerkoi reabilitimin e figures se tij nga historiografia shqiptare). Gani Kryeziu I cili kishte luftuar kunder gjermaneve dhe ishte ndihmuar nga britaniket me armatime si dhe me nje Mision ushtarak, gjithsesi nuk i kishte shpetuar vezhgimit te sherbimeve britanike te cilat nga burimet e tyre ne sherbimin jugosllav dinin se gani Kryeziu paguhej nga fonde secrete te Ministrise se Brendeshme Jugosllave. Ne dokumentin e sotem emri i Gani Kryeziut permendet sin je person i rendesishem i derguar nga TITO per nje marrveshje me lidershipin shqiptare. A ka luajtur kete rol gani Kryeziu ne favor te jugosllaveve? Se sa i vertete eshte ky fakt i shkruar nga amerikanet ne kete dokument duhet pare dhe kontrolluar arkivat e kohes per te kuptuar rolin e vertete te gani Kryeziut. Vdekja e tij e mistershme ne Beograd ka ngjallur shume dyshime deri edhe ne nivelet me te larta te politikes britanike te cilat kerkuan te dinin me shume nga zyrtaret jugosllave. Megjithate ky dokument nenvizon nje fakt tjeter qe ka lidhje me vellain e ganiut. Said kryeziu nje emer i njohur ne shqiperi i cili cuditerisht nuk u prek nga Enver Hoxha po u la i lire te largohej nga arresti i partizaneve pas egzekutimit te Zai Fundos. A kishte lidhje ky fakt me deshmine e amerikaneve qe said kryeziu paguhej cdo muaj nga legata jugosllave ne Rome. Ne se po a ishte edhe Said Kryeziu njeriu i Jugosllaveve? Ne se keto pyetje marrin nje pergjigjie pozitive nga arkivat e kohes atehere mund te kuptojme se lirimi i Saidit nga duart e partizaneve shqiptare eshte bere me kerkesen e jugosllaveve te cilet e kane pasur ate njeriun e tyre ne gjirin e Mergates Shqiptare te pas luftes.

TOP SEKRET

Vetem per Zyrtaret Amerikane

Zyra e Operacioneve Speciale

Washington D.C

Janar 18.1950

Memorandum: Per Ndihmes Drejtorin e Politikave Kordinuese

 

1. Nje Raport I Sherbimit Italian I ardhur ketu me goxha vonese deshmon se Kupi, Frasheri, Ermenji dhe Said Kryeziu jane takuar ne Porto Roso me Gani Kryeziun dhe emisare te tjere te Titos ne prezencen edhe te nje Oficeri Britanik. Ne kete takim raportohet sikur u ra dakort qe te gjitha vendimet diplomatike, politike dhe operacionale do te ishin nen veton Britanike, vecanerisht ne marrdheniet e Jugosllaveve me Amerikanet. Gjithashtu u ra dakort qe influenca Italiane te perjashtohej nga Shqiperia dhe qe Shqiperia te mos kishte me pretendime territorial per KOsoven ( shiko Memorandumin Sekret 19.tetor, 1949, subjekti: Marrveshja e Liderve Shqiptare me TITON)

2. Nepermjet komenteve te paragrafit 4 dhe 10, pikepamja jone dhe e ( emri I fshire) na duket me vend qe ta nenvizojme:

a) Per sa I perket deklarates ne paragrafin 4, ku thuhet se ( emri I fshire) e ka shoqeruar ERMENJIN ne Triste, ( emri I fshire) na tha se ERMENJI ishte derguar nga Roma me nje makine te Ambasades Britanike deri ne kufi te cilin Ermenji e kaloi vetem. Pasi kaloi kufirin u prit nga nje makine tjeter Britanike dhe u dergua ne nje shtepi te sigurte ne Trieste. Ishte 4 Gushti I 1949 kur ( emri I fshire) dhe (emri I fshire) u derguan ne Trieste per ta ri siguruar ERMENJIN ne kohen qe Italianet e ksihin kercenuar me arrestim. Personat e lartpermendur ( emrat e fshire) qendronin ne menyre te hapur me Gjeneralin Airey.

b) Lideret shqiptare te raportuar se kane takuar emisare Jugosllave ne Trieste nen mbikqyrjen Britanike nuk kane qene jashte Romes ne nje kohe te mjaftueshme per ti lejuar ata per nje takim te tille.

c) Britaniket na thane qe ata nuk deshironin qe te perdornin ( emrin e fshire) per Operacionet Shqiptare gjithsesi.

3. Ne 3 gusht te 1949, nje zedhenes I Sherbimi Sekret Grek na tha se Sherbimi I tij kishte interceptuar nje leter ten je prej liderve politike shqiptare ne Itali. Ne kete leter ky person thoshte se Aleatet kishin vendosur qe te operonin nga krahu Jugosllav I Shqiperise, te transferonin Komitetin ne KOsove si dhe te sulmonin Shqiperine e veriut me forcat e Gani Kryeziut. Njekohesisht ishte planifikuar nje kryengritje ne pjesen tjeter te Shqiperise e cila kishte si qellim goditjen e influences se Gani Kryeziut dhe si rrjedhim influencen e TITO-s,. Pas kesaj nje Qeveri provizore do te formohej si dhe do te mbahej nje referendum per formen e qeverisjes. Kjo levizje ishte e drejtuar nga Britaniket nepermjet nje Shqiptari ne Rome I quajtur SEIT. ( SEIT KRYEZIU ? ) (shiko memorandumin Top Sekret 5 Gusht 1949, subjekti: Njohurite e Sherbimit Grek mbi Operacionet Shqiptare)

4. Pas takimit ne Rome me 7.Gusht.1949, midis Ndue Marka Gjonit dhe oficereve britanike dhe amerikane ( emri I fshire) nacionaliteti I ketij te fundit nuk njihej) udheheqesit e Bllokut KOmbetar Indipendent ne Rome jane bindur akoma me shume se Komiteti Shqiperia e Lire nuk ishte gje tjeter vecse nje puch I orkestruar nga Britaniket dhe Jugosllavet me qellim pushtimin e Shqiperise per interesat e te ketyre dy vendeve. Shiko memorandumin Top Sekret te 12.Gusht.1949, Operacionet Shqiptare- Manovrat Britanike per clirimin e Shqiperise)

5. Ne mesin e GUshtit te 1949, nje zyrtar shume I larte I Sherbimit Sekret Grek, tha se Italianet besojne se Britaniket po bashkepunojne me Jugosllavet per te rrezuar HOXHEN dhe per ta vendosur vendin nen influencen e TITO-s. Ai shtoi se Blloku Kombetar Indipendent e konsideron qellimin Britanik si nje perpjekje per ta ndare Shqiperine pas renies se HOXHES midis Jugosllavise dhe Greqise. ( shikoni Memorandumin Top Sekret 18.Gusht.1949, subjekti: Operacioni Shqiptar: Ndoshta Planet Britanike per clirimin e Shqiperise)

6. Ne 19.Gusht.1949, nje ‘person shume I rendesishem britanik” I tha Ministrit Grek te Rendit Publik se nje zgjidhje e drejte per ceshtjen Shqiptare per Aleatet do te ishte bashkepunimi me TITON me kushtet qe Shqiperia te ndaht ne tre pjese: veriu ti shkoje Jugosllavise, Jugu ti shkoje Greqise dhe ajo qe mbetet Shqipetareve. ( shiko memorandumin Top Sekret ne 15.Shtator,1949)

7. (emri I fshire) raportoi se Ambasadori Britanik ne Beograd ishte ne Trieste ne datat 22-24 gusht 1949, ne te njejten kohe me (emri I fshire) arriti atje dhe pastaj u zhduk nga vezhgimi. ( emri I fshire) mendojme se ( emri I fshire) ishte atje vetem per te raportuar tek Ambasadori mbi ceshtjen shqiptare. Nuk kemi asnje informacion se kjo vizite kishte ndonje qellim ne lidhje me Jugosllavine.

8. Nje Raport pa date I mberritur nga Trieste nepermjet Romes raporton se dy grupe shqiptaresh nga 24 persona secili u derguan ne Jugosllavi me qellim dergimin ne Shqiperi. Perpara se te niseshin per ne Territorin e Lire mendohet se ata jane trajnuar dhe furnizuar me arme nga autoritetet britanike ne Zonen A ( zona e triestes shen yne) shiko Memorandumi Sekret 3.nendor.1949, subjekti: Operacionet Shqiptare- Dyshime mbi Aktivitetet Britanike ne Shqiperi)

9. Ne 5 Shator, 1949, zevendes Drejtori I Pergjithshem I Marrdhenieve Politike ne MInistrine e Jashteme Italiane shprehu qendrimin e tij mbi qellimet Britanike dhe tha se ne momentin qe ata do te ishin ne kontroll te Shqiperise do ta sakrifikonin ate ne dobi te Jugosllaveve dhe Greqise me qellim pasjen e dores se lire ne Ballkan. (SO-DB 18605)

10. Ne Shtator 1949, Said kryeziu I konsideruar nga te gjithe si agjent Britanik, shprehej se Shqiperia duhej te ndahej midis influences se Jugosllavise dhe Greqise. Po keshtu ai deklaronte se ky plan kishte mbeshtetjen Britanike ( SO- DB 18855)

11. Ne 25 Tetor, na u raportua se Said Kryeziu mer nje rroge mujore prej 100 monedha te arta nga Legata Jugosllave ne Rome ( SO – DB 20051)

12. Ne 11 nendor.1949, ne nje takim me Princ Marka Gjonin ( emri I fshire) rapoertoi se regjimi I Hoxhes mund te rrezohet vetem me bashkepunimin e ngushte te TITO-s. Ai gjithashtu permendi se Said Kryeziu ishte nje kandidat I rendesishem per udheheqjen e Komitetit Shqiperia e Lire.

13. Nje Raport pa date I mberritur nga Trieste nepermjet Romes raporton se dy grupe shqiptaresh nga 24 persona secili u derguan ne Jugosllavi me qellim dergimin ne Shqiperi. Perpara se te niseshin per ne Territorin e Lire mendohet se ata jane trajnuar dhe furnizuar me arme nga autoritetet britanike ne Zonen A ( zona e triestes shen yne) shiko Memorandumi Sekret 3.nendor.1949, subjekti: Operacionet Shqiptare- Dyshime mbi Aktivitetet Britanike ne Shqiperi)

14 Ne 5 Shator, 1949, zevendes Drejtori I Pergjithshem I Marrdhenieve Politike ne MInistrine e Jashteme Italiane shprehu qendrimin e tij mbi qellimet Britanike dhe tha se ne momentin qe ata do te ishin ne kontroll te Shqiperise do ta sakrifikonin ate ne dobi te Jugosllaveve dhe Greqise me qellim pasjen e dores se lire ne Ballkan. (SO-DB 18605)

15 Ne Shtator 1949, Said kryeziu I konsideruar nga te gjithe si agjent Britanik, shprehej se Shqiperia duhej te ndahej midis influences se Jugosllavise dhe Greqise. Po keshtu ai deklaronte se ky plan kishte mbeshtetjen Britanike ( SO- DB 18855)

16 Ne 25 Tetor, na u raportua se Said Kryeziu mer nje rroge mujore prej 100 monedha te arta nga Legata Jugosllave ne Rome ( SO – DB 20051)

17. Ne 11 nendor.1949, ne nje takim me Princ Marka Gjonin ( emri I fshire) rapoertoi se regjimi I Hoxhes mund te rrezohet vetem me bashkepunimin e ngushte te TITO-s. Ai gjithashtu permendi se Said Kryeziu ishte nje kandidat I rendesishem per udheheqjen e Komitetit Shqiperia e Lire.

 

Nga Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu