Mbrojtja e Lirim Jakupit pret aktgjykim lirues

0
864

Lirim Jakupi

Sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit pritet të dëgjohen fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe avokatit mbrojtës në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër Lirim Jakupit.
Avokati mbrojtës Ramë Gashi tha për rajonipress se s`ka prova në këtë proces gjyqësor dhe mungojnë dëshmitë.”Nuk është dëshmuar aktakuza e prokurorisë Speciale në rastin e Lirim Jakupit dhe unë me të drejtë pres aktgjykim lirues” u shpreh Gashi.

Gashi tha se pret që të lirohet Lirim Jakupi pasiqë ka një kohë të gjatë që Gjykata po merret me të, në disa raste edhe në mungesë të provave elementare.

Ndryshe ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi po akuzohet nga ana e EULEX-it për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator, dhjetor 2004. Jakupi në seancën e fundit ka mohuar të gjitha pikat e akuzës..

Edhe për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi tani po akuzohet nga EULEX-i. Tashmë ndaj Jakupit edhe është ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, raporton rajonipress.

Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda nga të shtënat.

EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.

Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë.

“Lirim Jakupi, ish komandant lokal i UÇPMB-së, i cili tani ndodhet në arrati, i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut” është thënë në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë.

Arrestimi i Lirim Jakupit nga policia e EULEX-it është bërë menjëherë sapo ka përfunduar vuajtjen e dënimit 6 vjeçar. Edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë, ai është arrestuar në janar të vitit 2014.

Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.

Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarrestin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.

Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit. /rajonipress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu