Mbushen kampet hungareze me kosovarë

0
752

Refugjatet

Numri i kosovareve që po e braktisin vendin, po rritet dita e ditës. Autobusët e mbushur me të rinj po marrin çdo natë rrugën drejtë Serbisë, ku nga Subotica po kalojnë ilegalisht në territor të Hungarisë.

Autoritetet hungareze kanë kapur me qindra kosovarë të cilët po qëndrojnë nëpër kampe e që po jetojnë në kushte të vështira.

Një person nga Podujeva i kapur nga policia hungareze ka treguar për Indeksonline se në një kamp në Hungari ka shumë shqiptarë të cilët po qëndrojnë me muajt të terë dhe nuk kanë kushte për të qëndruar aty.

“Kam ardhur ilegalisht deri këtu në Hungari. Kam shpresuar që në Hungari japin azil, por kjo ish një rren e pastër dhe iu bëj apel qytetarëve të Kosovës që mos të nisën sepse gabojnë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ai tregon se ka dy ditë që nuk kanë hangar bukë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ngritë zërin për kosovarët që gjenden nëpër kampet hungareze.

“Këtu është sikur në burg, madje na kanë marrë edhe telefonat personal”, ka thënë personi nga Podujeva i cili që disa ditë ndodhet në kampet hungareze.

Ndërsa mbrëmë disa qytetarë nga Gjakova kanë marrë rrugën e kurbetit në mënyrë ilegale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu