Policia kishte informacion për serbin, ndaj paraprakisht e siguroi Katedralen

0
796

Makina e serbit ne prishtine

(E Plotsuar) Informacionet e fundit nga burime policore bëjnë të ditur se shtetasi i Serbisë, i kapur me 13 kilogramë eksplozivë dhe me harta të Prishtinës, ishte ndjekur nga policia, meqë më parë kishte informacione për barrën e rrezikshme që transportonte në veturën Renault Clio me regjistrim të Beogradit.

Policia e Kosovës ndërkohë kishte marrë masa sigurie rreth Katedrales në Prishtinë, duke e rrethuar me forca sigurie pa uniforma gjatë gjithë festës së Kërshëndellave.

Burime nga Mediat njoftoin se i arrestuari është veterinar nga Rashka dhe se vazhdon të merret në pyetje nga hetuesit.

Shtetasi serb u kap mbrëmë afër Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, serbi i arrestuar me rreth 13 kilogramë eksplozivë, kishte për synim që mjetin shpërthyes ta aktivizonte në Katedralen e Prishtinës.

Sulmi, sipas këtyre informatave, duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave.

Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar që të krijohet perqarje fetare ndermjet Shqiptarve dhe lihet hapsir dyshive qe te jete veper e ekstremit Islam në Kosove.

Në automobilin e konfiskuar nga Policia e Kosovës në të cilin u gjeten rreth 13 kg eksplozivë, janë gjetur edhe harta të qytetit t Prishtinës.

Shoferi po mbahet në arrest dhe me të po merret Prokuroria.

Ai është arrestuar mbrëmë afër Ambasadës amerikane në Prishtinë .

Eksplozivi 1

Eksplozivi 2

Eksplozivi 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu