Më 16 shtator 2012, ora 10, mblidhet Asambleja e Trete e Pergjithshme e LDSH !

0
770

Grupi i punës dhe udhëheqja provizore e LDSH ka menduar që Asambleja e Trete e LDSH, të zhvillohet me këtë rend dite :
– Analizë politike: Strategjia dhe taktikat e LDSH në kushtet e pseudopluralizmit. K. Mosko.
– Raport: Përpjekjet për forcimin organizativ të LDSH dhe objektivat për të ardhmen. A. Kosturi.
– Pyetje, diskutime, përshëndetje.
– Pranime te reja në Lëvizje
– Kooptime në udhëheqje te LDSH -së
– Miratimi i Rezolutës së Asamblesë.
LEVIZJA PER DREJTESI E SHQIPTAREVE! L D SH

Jemi një forcë e re, një Levizje Politike në Shqipëri (Themeluar më 20 maj 2010 dhe e zyrtarizuar me 21 tetor 2010), që lindi jo vetëm si refuzim e reagim ndaj një realiteti të zymtë e krejt të mbrapshtë por edhe sepse mendojmë se Shqipërisë i mungon dhe ka nevojë urgjente për një forcë humaniste politike, siç dëshirojmë e përpiqemi të jemi.

Ne vlerësojmë se në Shqipëri, dhe kunder shqiptarëve kudo janë në trojet e tyre, është punuar intensivisht dhe po punohet për mashtrimin dhe manipulimin e opinionit publik, për ta kthyer sovranin popull, thjeshtë në elektorat të copetuar e të perçarë…

Pretendimet për shtet, pushtet, parti e shoqëri mbi klasore, që po hidhen për konsum e po përdoren jo pa sukses, janë zanafilla e këtij mashtrimi.
Demagogjia është ngritur në sistem.
Vështirë të gjesh qeliza të pakorruptuara në një veprimtari shoqërore që po synohet dhe investohet për ditë, të kriminalizohet masivisht.
Kjo na bën të llogarisim mirë vështirësitë, si dhe kundërshtarët që kemi përpara por, nga ana tjetër, Ne jemi të bindur se asnjë forcë politike, asnjë shtet e pushtet që nuk bazohet në parimet e Lirisë, Drejtësisë dhe të Barazisë, nuk mund të jetë i përjetshëm.

Historikisht janë rrëzuar të gjitha perandoritë e fuqitë, pikërisht sepse kanë shpërfillur këto parime të humanizmit. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të presim që ky proçes të ndodhë vetëvetiu.

Ajo që ka të bëjë ndryshe në Programin tonë, krahasuar me forcat e tjera politike dhe që përbëjnë edhe orientime programore për LDSH-në, është se :
– Aspirojmë për një Republikë Popullore Demokratike, ku Sovrani i vertetë eshte populli, duke qenë i drejtperdrejte në rolin e vet, pa asnje mundesi delegimi apo tjetersimi te ketij sovraniteti.

– Vlerësojmë rëndësinë e ruajtjes, zgjerimit dhe forcimit të pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit, si forma kryesore e pronësisë që, jo vetëm zgjidh shumë probleme e shëron shumë plagë por edhe është kushti i vetëm që injekton dhe kultivon solidaritetin dhe kohezionin në shoqërinë e sëmurë shqiptare.
Vlerësojmë se pa një ekonomi të zhvilluar prodhuese, Shqipëria do të kthehet në një neokoloni të tipit “ republikë bananesh ” dhe nuk do të gëzojë kurrë pavarësi të vërtetë.

– Mendojmë se proçeset integruese mund e duhet të përparojnë vetëm në kushtet e sigurimit dhe egzistencës së pavarësisë reale dhe të sovranitetit të kombit tonë. Nuk shpresojmë se zhvillimi do të vijë kryesisht nga këto proçese.

– Vlerësojmë arritjet epokale të sistemit të kaluar, duke pasë qëndrim kritik e realist ndaj gabimeve të vërejtura, mbi te cilat jane ndertuar edhe programet.
E vlerësojmë per pushtetin, me karakter të qartë popullor e kombëtar. dhe jemi te bindur, se Shqipëria e sotme, e rrënuar, është produkt edhe i mohimit dhe distancimit nga gjithçka me vlerë që ai sistem ndërtoi.

– Mbështesim pa asnjë ekuivok zgjidhjen e çështjes tonë kombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë në trojet e tyre etnike, apo në emigracion. Nuk shohim asnjë rrugë tjetër veç bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si fillim i ketij procesi legjitim.

– Mendojmë se pavarësisht pjesëmarrjes në strukturat euroatlantike, Shqipëria ka nevojë së pari për një ushtri të fortë popullore e pastaj edhe për policinë e saj, duke evidentuar kështu si prioritet mbrojtjen e atdheut e jo mbrojtjen e pushtetit…

 

Nga Medai Shaholli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu