Me demonstrata veteranët e kërcënojnë edhe Agim Çekun

0
614

Xhevdet Qeriqi

Ka dy vite që ka nisur punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por deri më tani nuk ka ndonjë rezultat.

Rezultate përfundimtare po kërkon të dijë Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, i cili përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, po kritikon kryetarin e këtij komisioni Agim Çeku, i cili sipas tij, nuk po e përmbyll këtë proces as pas dy viteve, transmeton KosovaPress.

Qeriqi, shkruan se ka marrë vesh se linja buxhetore për veteranët e UÇK-së, është përfshirë edhe në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2015 dhe ku parashihet se veteranët e papunë të gëzojnë një lloj pensioni prej janarit të vitit që vjen.

Por, Qeriqi, thotë se vonesat në komisionin që udhëheq Agim Çeku, do t’i dëmtojë edhe më shumë veteranët e luftës.

“Do tu kisha drejtu edhe njëherë ish ministrit dhe kryetarit të komisionit Agim Çekut se si e ndien vetën në këtë moment kur për mospunën e tij në komision veteranet nuk do të mund ti gëzojnë të drejtat e tyre ligjore sepse ende listat nuk janë përfundimtare”, ka shkruar Qeriqi.

Ai, kërkon llogari nga kryetari i komisionit Agim Çeku dhe paralajmëron se një gjë të tillë do ta kërkojnë edhe përmes demonstratave apo edhe organizimeve tjera.

“A e dinè Çeku se në çfarë gjendje jetojnë veteranet e UÇK – së. A i kujtohen ndonjëherë kolegët e luftës se me sa po e shoh i ka harruar por le ta ketë të çartë se ne nuk harrojmë dhe ne sot e kërkojmë nga ai llogari se pse e ka zvarritur këtë proces qoftë përmes demonstratave apo edhe organizimeve të tjera”, ka shkruar Qeriqi në facebook./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu