“Më mirë të ikë Qeveria, se sa rinia”

0
564

Te ike Qeveria

Edhe pse pak pjesëmarrës kanë marrë pjesë në marshin e organizuar nga të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan megjithatë mesazhi që dhanë ata ishte i qartë. Arlinda Abdullahu zëdhënëse tha se synimi kryesor yni është që të ndikojmë në parandalimin e ikjes masive. Qeveria duhet urgjentisht të krijojë kushte ose duhet të ikë. Tek e fundit më mirë të ikë Qeveria se sa rinia tha Abdullahu.

Të dielën një grup i të rinjve të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Gjilan të mbështetur edhe nga parlamenti Studentor kanë organizuar një marsh nga Universiteti i Gjilanit deri tek Teatri i Qytetit, raporton rajonipress.

Motoja e kësaj proteste ishte ndalja e ikjes masive të të rinjve nga Kosova. Arlinda Abdullah zëdhënëse e KVRL tha për rajonipress se kjo protestë erdhi si rezultat i ikjes së madh që po ndodhë para syve tanë. “Shumë të rinj gjilanas po e braktisnin vendin dhe kjo është shqetësuese dhe tepër brengosëse për ne. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të krijojë kushte për jetesë më të mirë dhe të ofrojë vende të reja të punës. Mijëra e miliona euro po investohen për ministra e zëvendësministra e fare pak po investohet në fushën e punësimit. Tek e fundit më mirë të ikë Qeveria se sa rinia. Motoja e jona është që më mirë protesto se sa të ikësh” tha Abdullahu.

Grupi i protestuesve do të jenë para teatrit të qytetit deri ora 16.00. Protestën ndërkaq e kanë përkrahur edhe Parlamenti Studentor.

Mehmet Zylfiu kryetar i këtij parlamenti tha se me vullnetin më të madh e kanë përkrahur protestën. “Jemi të shqetësuar sepse shumë koleg po na ikin nga studimet. Është mirë që ato familje të shikojnë se çfarë po ndodhë nëpër kampe”.

Arlinda Abdullahu tha se u bëjmë apel shteteve të BE-së që mos t`i kthejnë këto familje në këtë kohë të rëndë dimri./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu