Me nderime të larta u varros Arbër Xhaferri

0
699

Mijëra qytetarë, personalitete politike dhe publike si dhe diplomatë të huaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Arbën Xhaferit në varrezat e Tetovës.

Vdekja e ish liderit të PDSH-së Arbën Xhaferit ka shkaktuar heshtje të plotë në Tetovë. Para selisë së PDSH-së, ku ishte vendosur arkivoli me trupin e pajetë të Arbën Xhaferit,ku janë bërë edhe homazhe, ishin tubuar mijëra e mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha qytetet dhe viset tjera shqiptare.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe personalitete publike, politike dhe përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni.

Në ora 13.30, në heshtje të plotë, shoqëruar me kurora lulesh duke filluar nga ajo e familjes së ngushte, institucioneve, partive dhe degëve të PDSH-se si dhe të pranishmëve të tjerë u nxor në duart e krerëve të PDSH-se arkivoli i Arben Xhaferit, që u vendos në veturën funerale dhe u nisën drejt banesës së tij të fundit në varrezat e qytetit të Tetovës.

Mijëra e mijëra qytetarë formuan kortezhin të cilit i printe vetë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu