Me para të shtetit, Pacolli paguan kafe e çaja në hotelin e vetë

0
504

Me para të shtetit, Pacolli paguan kafe e çaja në hotelin e vetë

4 makiato e dy shishe ujë i kushtuan shtetit 20 euro në hotelin e Behgjet Pacolli. Në faturën e datës 9 maj 2012-të raportohet se kafet ishin pirë nga Pacolli dhe stafi i tij.

7 produkte që në kafet e zakonshme të kryeqytetit do të kushtonin 7 euro, Pacolli i pagoi me paratë e shtetit 20 euro, edhe atë në hotelin e tij në ‘Swiss Diamond’.

4 kafe nga 3 euro, që në total bëjnë 12 euro; një çaj kamomil 3 euro dhe dy ujë panna nga 2 euro e 50 cent, kanë kushtuar 20 euro në hotelin e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.

Swiss Diamond, bazuar në të dhënat e Publikuara në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit është në pronësi të “Mabetex Holding”. E Mabetex Holding, bazuar në të dhënat e ARBK-së është pronë e Behgjet Pacollit. Përveç Pacollit, pronësi në këtë ndërmarrje kanë edhe dy kompanitë të tjera: ‘Immobiliare RED’ dhe ‘Immobiliare BLU’.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu