Me platformë gjithëkombëtare, apo me politika shterpe drejt Vlorës…?

0
752

Në hapësirën shqiptare, konkretisht viteve të fundit, u krijua një dilemë në opinion nga politika ditore, e i ca analistëve dhe gazetarëve të cilët janë në ndikimin e naivitetit të tyre, apo shtyrja nga uni për të qenë mbi të gjithë, të  cilët çështjen e bashkimit e marrin si akt që i takon të së kaluarës, në rrafshin politik dhe shpeshherë vullnetin e popullit e përkufizojnë me nocionin e aventurizmit të tyre jo real si një çështje të gabuar.

Paradoksi i kësaj garniture me retorikën e tyre teorike për fat të keq ka filluar të bëhet përditshmëri në mesin e shoqërisë shqiptare duke tërhequr vëmendjen me një relativizëm absolut dhe më këtë duke futur huti me një dinakëri, në rrafshin e çështjes kombëtare që është më se reale përcaktimi dhe vullneti i popullit për një përcaktim në suaza kombëtare dhe të normës së të drejtës që i takon. Për këtë përcaktim real për çështjen kombëtare më tepër i mundon të tjerët, si fqinjët tanë sllav, Grekët, serbët, maqedonët dhe malazezët, sepse këta i kanë frikën një zgjedhjes reale dhe mu për këtë hapja e këtij problemi në Ballkan më të bezdisur janë këto shtete në fjalë dhe e politikës sonë ditore, e i ca analistëve që janë në taborin e hamendjeve dhe të turpit. Megjithatë sikur populli shqiptar po bëhet viktimë e dyfishtë e një procesi nëpër të cilën po kalon, frika e fqinjëve sllav se mos po e fiton të drejtën reale çështja kombëtare, për bashkim, dhe e dyta e politikës ditore e cila ka një përcaktim të  gabuar dhe frikë të panevojshme, se mos po fiton ideja e bashkimit, dhe këta do të  mbeten për të pastruar rrugët e gabimit që i kanë shkaktuar kësaj çështje, çështjes kombëtare. Por, megjithatë kjo garniturë paradoksale me retoriken e saj të çuditshme qëndron në skenë duke mbrojtur tezën e gabuar se bashkimi nuk është në interes të gjithë shqiptarëve, mbase edhe i nënshtrohet kësaj frike dhe trysnisë nga shtetet në fjalë, apo të atyre shteteve që kanë qenë të gatshme të bëjnë kompromise të padhembshme në dëm të popullit shqiptar.

E, historikisht nevojat dhe kërkesat në hapësirën shqiptare ka dominuar në mënyrë racionale ideja e bashkimit, gjë që ishte dhe ka mbetur si njëra ndër idetë më të mundshme dhe të pranueshme për shqiptarët, si nga rrafshi diplomatik, ashtu edhe ai kombëtar shikuar realisht nga logjika e shëndosh pjesa e marr me dhunë nga dhunuesit… duhet t’i kthehet pronarit, në këtë rast Shqipërisë, pjesët e copëtuara të saj. Që siç dihej nga të gjitha lëvizjet, shqiptarët ishin të interesuar vetëm të çliroheshin dhe të afroheshin me botën demokratike dhe të jenë pjesë e demokracisë së vërtetë Evropiane dhe në asnjë rast nuk ka synuar të shqiptarizoi askënd siç ndodhë me fqinjët tan që si synim dhe etje të shfrenuar kishin, greqizmin, serbizimi e popujve. Përkundër kësaj garniture që ka qenë e ndikuar relativisht nga teoricizmat e gabuara, apo të infiltruar nga frika e fqinjëve sllav të cilët zgjidhjen e problemit të bashkimit e kanë parë si një problem Ballkanik dhe Evropian, e sipas tyre zgjedhjen e kanë llogaritur si të mundshme vetëm nëpërmes sistemit diktatorial, ushtarako-policor dhe në mënyrë gjenocidiale ta mbaj të pushtuar tërë një popull dhe me aparteidin që e kanë ushtruar thua deri në fillim të këtij shekulli.

Për fat të keq, në këto turbulenca të sotme, në qoftë të natyrës së udhëheqjes së shtetit, politika shqiptare sikurse është e frikësuar nga hija e vet, dhe vë në pozitë të palakmueshme interesin e përgjithshëm të çështjes kombëtare dhe e përqendron vëmendjen e popullit diku tjetër, e sidomos duke i gjykuar  sistemet e kaluara, se kinse ato ishin sisteme të gabuara, sa që është edhe ideja e sotme e bashkimit kombëtar. Sepse, sipas logjikës së tyre, ne po futemi në Evropë dhe bashkimi nuk na duhet, kjo tezë që mbështetet kjo politikë është më se e gabuar dhe e shëmtuar, ndonëse të lënë përshtypje se e përforcojnë frikën e fqinjëve sllavë se bashkimi është i dëmshëm. Përkundrazi kjo ide e bashkimit në një shtet të vetëm është më se normale dhe më se e domosdoshme që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e shqiptarëve në Ballkan, mbase edhe e mund frikën e atyre frikacakëve me përbërjen e një shteti normal siç duhet të jetë në një Shqipëri Etnike, mbase edhe e përforcon pozitën e shqiptarëve me një shtet, se sa ajo që ka lënë të shpërndarë në pesë shtete deri më tani. Kjo përvojë ka treguar qartë se kjo ndarje, ndarje e dhunshme pa vullnetin e popullit, nuk  ka qenë në favor të Ballkanit e as të vet Evropës dhe në veçanti të Shqiptarëve. Madje do të shtoja më tutje se lëvizjet shqiptare, qoftë ato politike,humane apo religjioze, si synim të vetëm kishin një botë të qytetëruar dhe madje vetë sakrifikoheshin për këtë civilizim, duke i dhënë një shembull të mirë Evropianëve, se popujt duhet të jetojnë të lirë e jo të shtypur dhe të robëruar dhe madje të sakatosur me metoda më perfide të gjenocidit çfarë e kanë ushtruar pushtuesit sllav të Ballkanit në 100- vitshin e fundit mbi fatin e shqiptarëve..

Me që kjo Tezë, apo ideja për bashkimin kombëtar është e kahershme dhe e përcjellur deri me tani me një fanatizëm të arsyeshëm, madje është edhe reale, përforcon edhe më tepër përmbajtjen e paqes në rajon. E, mu për këtë nuk duhet të kemi frikë, e të fusim  dileme, iniciativa të panevojshme me idenë të reja për ndonjë zgjidhje tjetër kombëtare jashtë idesë bazë për Shqipërinë Etnike, apo  të dalim me teza të panevojshme për ndonjë autonomi të atyre shqiptarëve që janë ende nën administratën e shteteve pushtuese, gjë që kjo është në kundërshtim me projektin madhore të politikës shqiptare që nga periudha e Lidhjes së Prizrenit e deri më ditët e mbarimit të luftës së fundit për Shqipërinë Etnike. Ndërkaq tendenca për një identitetit të ri në mes shqiptarëve është një proces që të shpie drejt një shkatërrimi të vlerës kombëtare dhe zhdukjes së një etnie çfarë duhet të ishte në fakt. Në përgjithësi ky fenomen i tendencës për krijimin e një identitetit ndër shqiptar nuk është i pranishëm në popull, por ajo që e lë  në dilema është mos serioziteti i Akademive dhe i institucioneve shqiptare, të cilat nuk veprojnë në suaza të vullnetit kombëtar dhe sikur këto kanë rënë pre e një politike të dështuar të cilat kanë prodhuar përpos turbulencave, krime, vjedhje dhe huti se ç’duhet bërë me fatin e bashkimit kombëtar? Së këndejmi duhet me ngulëm të sqarohet kauza shqiptare dhe shkelja e të drejtës më elementare për jetën e shqiptarit nga forcat fashiste, serbo,greko-maqedono malazeze të cilët kanë ushtruar  një gjenocid, dhe një spastrim etnik sistematikisht nëpër periudha të ndryshme, e deri në fund të shekullit të kaluar. Kjo dukuri duhet në mënyrë shkencore të shpjegohet dhe t’i argumentohet botës së qytetëruar se pse shqiptarët duhet të jenë në një shtet.

Pse të kemi frikë nga bërja e Shqipërisë Etnike?

Ndonëse kjo pyetje nuk është e artikulim i të sotmes, por vazhdimësi e ideatorëve të më hershëm të cilët kanë dhënë argumente bindës se kjo padrejtësi ndaj kombit tonë do një analizë dhe përkushtim shkencorë, politik dhe atë moral e njerëzor, po mbi të gjitha një vendosmëri të prerë të cilët me një garanci dhe studim shkencor dhe politik i ofron botës së qytetëruar projektin për të ardhmen e Shqipërisë, gjë që kjo ka mundësi në këtë 100 vjetorin të dal me një platformë gjithëkombëtare dhe me të gjitha argumentet ndihmues që përpos që do ta kërkonte të drejtën e vetëvendosjes dhe në anën tjetër ta padis në instanca më të larta të drejtësisë ndërkombëtare politikën fashist e gjenocidiale, politikën kolonialiste e atë të zhbërjes së një populli që nga therjet, djegiet e deri e akti ma i turpshëm të dhunimit, që ushtruan forcat sllave të Ballkanit. Nëse politika dhe elita shkencore do ta marrin seriozisht këtë pyetje, Pse të kemi frikë nga bërja e Shqipërisë Etnike? Dhe  mu për këtë të  përkushtohet me një seriozitet të madh, besoi se do t’i hiqte dilemat e atyre frikacakëve dhe botës së qytetëruar e cila për momentin edhe ndërkombëtarët janë në dilema të mëdha se çka po kërkojnë shqiptarët? Ca dalin me teza për Kosovarizëm, ca tjerë me krijimin e krahinave dhe ndryshimin e gjuhës, e ca me idenë e vjetër për Shqipërinë Etnike. Deri sa këtë hezitim të elitës politike e shkencore shqiptare nuk e kupton as vet populli, atëherë të tjerët do të na thonë se çfarë po kërkojnë Shqiptarët?    Për të mos qen në dilemë dhe për të mos i vë të tjerët në dilemë për fatin e shqiptarëve, ideja e Shqipërisë etnike është një ide që ka dal nga një kontribut racional, mbasi edhe shpresohet se do ta zgjidhte problemin në Ballkan, ku edhe do ta korrigjonte gabimin historik të Evropës karshi situatës dhe të së drejtës së shqiptarëve, e jo t’i lihet hapësirë të tjerëve të mendojnë dhe të dhënë mendime për fatin tonë që të na detyrojmë të heqim dorë nga bashkimi me motivacion se ky bashkim nuk ka rëndësi nëse futem në Evropë.

Duke mos i ikur nënpyetjes, pse të kemi frikë nga bërja e Shqipërisë Etnike? Mbështetem në atë se vetë ideja për Shqipërinë Etnike na tregon se ne nuk jemi për një cenim të as kujt, madje nuk pranojmë as idenë e Shqipërisë së madhe siç pretendojnë fqinjët që përmes kësaj ideje t’i realizojnë ide  e tyre me tendenca kolonialiste e hegjemoniste, por kjo ide për Shqipërinë Etnike të shërbej si një zgjedhje e përhershme e problemit shqiptar. Madje me një qëndrim të altruizmit, shqiptarët gjithmonë kanë vepruar nëpër histori dhe ndonëse për ta parë botën e qytetëruar e jo të terrorizuar, dhe madje është gabim nëse e marrim si një anakronizëm kërkesën për Shqipërinë Etnike,  sepse vetë burimi i saj e ka gjenezën tek arsyeshmërisë reale që thellësisht buron nga mendja e ndritur e lidhjes së Prizrenit dhe nevojës për të vë në paq Ballkanin dhe vet Evropën e cila duke mos e njohur mirë epshin e sllavizmit të Ballkanit ka rënë në kurthin e turpit dhe të mëkatit shpesh nëpër histori, gjë që edhe sot nuk po ka mundësi ta pastroi vetën nga ky mëkat ashtu siç e jep drejtësia njerëzore dhe ligji mbi vetëvendosjen.

Me platformë gjithëkombëtare, a me  një politik shterpe po shkojmë në këtë 100 vjetor?

Siç  duket në këto hapësira, hapësirat shqiptare, po dominon  iniciativat të ndryshme grupore dhe individuale që realisht këto nisma janë të rrezikshme që edhe të shpien në një problem të pazgjedhur dhe të komplikuar, e tërë kjo vije si pasoj elitës AKADEMIKE e shkencore të cilët asnjëherë s’kanë vepruar të bashkuar siç u ka hije dhe për të cilën dhe janë të detyruar ta bëjmë këtë.  Me këtë, sikur këto institucione janë zënë në faje, mëkate, dhe dot nuk flasin dhe nuk marrin ndonjë nismë për të bërë trusni ndaj politikave të pista e pikërisht ndaj politikës ditore që është edhe përçarëse.

Vërtet po trumbetohet shumë për këtë vit jubilar gjë që kemi edhe për çka të mburrmi, por ajo që është më e frikshmja në këtë 100 vjetor është veprimi i elitës shkencore dhe akademike e politike që po shkojmë më së të përçarë pa asnjë platformë gjithëkombëtare, në fakt sa po shihet deri më tani, mbase edhe të pa harmonizuar dhe me një urrejtje njëri më tjetrin, qofshin akademik, profesor, politikan apo të tjerët. Kjo sikur na tregon se po shkojmë në Vlorë vetëm me fjalë pompoze, mundje ndaj njëri-tjetrit, dhe për duartrokitje. Këto institucione sikur kanë harruar qëndrimin dinjitoz të shqiptare nëpër periudha të ndryshme të cilët dalloheshin dhe dallojnë nga popujt tjerë të Ballkanit si për nga kultura, gjuha dhe vlera e njerëzimit, që në momente të caktuara kanë ditë të bëjnë platforma të duhura kombëtare pa e cenuar të drejtën e askujt, por duke vlerësuar kombin si një akt shpirtëror që pa të nuk mund të ketë frymimë të jetës së lirë.

Për këtë do të ishte mirë që  elita kombëtare qofshin akademik, shkencëtar, profesor, politikan, historian, e të tjerë të heqin dorë nga individualizmi, grupimi, e të merren me realizmin që për këtë moment është më se e domosdoshme qasja e duhur, bashkimi i tërë kësaj elite rreth një platforme kombëtare dhe i një ideje të përbashkët, ideja që është kalitur thellë në shpirtrat e çdo shqiptari që e thërret vetën shqiptarë,  për Shqipërinë Etnike. Të heqim dorë nga përçarjet, mundjet dhe madje t’i vëmë para opinionit ata që janë kundër vullnetit të popullit sa s’është vonë se një ditë populli nuk duron, se kur ta merr situatën në dorë do të tundet bota, por atëherë kam frikë se do të jetë vonë dhe me pasoja tepër të dhimbshme.

Vlora na pret me një platformë të përbashkët gjithëkombëtare, e jo me referate e zëra shterpa siç e kanë zakon politikanët tanë të gërvallën…, të çirren deri në kupë të qiellit, e në fund përpos duartrokitjeve dhe qeshjeve të tyre cinike të mos i ofrojnë këtij populli atë që duhet dhe e presin me shekuj. Vlora thërret çdo shqiptar të ndershëm që të bashkohet rreth flamurit, platformës, apo idesë për Shqipërinë Etnike.

Ata që i bishtnojnë kësaj kërkese të popullit do të ishte mirë të mos të jenë të pranishëm, ata që kërkojnë hapje të plagëve të përçarjes, ata që nuk e duan bashkimin, ata që e tradhtuan dhe ende e tradhtojnë kombin mos të jenë të pranishëm në Vlorën historike, se Vlora këta tipa nuk i do dhe nuk i respekton. Vlora donë Bashkimin, donë amanetin e të rënëve ta shpie në rrugën e realizimit të aspiratës për Shqipërinë Etnike.

Vlora donë një platformë gjithëkombëtare, e kët bëjeni ju institucionet Akademike, shkencore, historike dhe ju politikan të ndershëm, ju keni këtë përgjegjësi, nëse i bishtnoni kësaj përgjegjësie,nesër do të gjykoheni para popullit, gjakut të të rënëve për këtë ideal, Shqipërinë Etnike.

 

Nga Mustaf Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu