Me Ukë Rugovën EULEX arreston edhe 7 të tjerë

0
1028

(E plotësuar) Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Euleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar. Policia e Kosovës, e cila thotë se tani s’ka qasje fare në këtë aksion, po ashtu thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani. I arrestuari tjetër është Izet Beqiri, nga Mitrovica, një shok i Ukës. Izet Beqiri pati përballuar shpenzimet e vizitës së Ibrahim Rugovës në Itali në vitin 1999

I arrestuari, Florian Petani, është zyrtar kryesor për viza në Ambasadën italiane në Prishtinë. Është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë.

Ndalim policor për Ukë Rugovën

Misioni i EULEX-it i ka shqiptuar një masë ndalimi deputetit të Republikës së Kosovës, Ukë Rugova, të birit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Sipas njoftimeve të para të këtij misioni, atij i është shqiptuar ndalimi prej 48 orësh “nën dyshimet për krim të organizuar”. Bashkë me djalin e presidentit të ndjerë, janë arrestuar edhe 7 persona tjerë.

Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar, priten arrestime tjera (Foto)

Eulex ka arrestuar Ukë Rugovën i cili ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Bëhet e ditur se ka edhe të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, të cilët pritet që gjatë ditës të arrestohen. Më herët, një prokuror i EULEX-it ka dhënë urdhër për arrestimin e Ukë Rugovës.

Bajram Tmava, avokat i Ukë Rugovës, ka konformauar se me urdhër të prokurorit, Rugova është arrestuar për 48 orë. “Është arrestuar vetëm për 48 orë derisa të zbatohet procedura e mëtejme”, tha Tmava. Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon djalin e ish-presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati Tmava po ashtu tha se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë, por ka thënë se do të jetë avokati i tij.

EULEX bastis shtëpinë e Ibrahim Rugovës, thonë se bastisjet po kryhen për krim të organizuar

Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara po bastisin aty.

Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuar është djali i ish-Presidentit, Ukë Rugova. Ky i fundit është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, transmeton koha.

Bastisjen e ka konfirmuar edhe EULEX. Megjithëse nuk jep shpjegime se ku po ndodhin këto bastisje.

“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprës penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetim të përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu