Media amerikane; ironi therëse ndaj Berishës, Ramës, Metës, Topit dhe Spahiut

0
480

Është një fushatë e çmendur, e çmendur, e çmendur. Me shumë ngjashmëri me komedinë epike të viteve 1963 në Amerikë, afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri ka bashkuar një mori karakteresh të vjetra dhe të reja të evolucionit të vazhdueshëm demokratik të Shqipërisë. Ata po lëvrojnë nga njëri skaj i këtij vendi të vogël në tjetrin njësoj si “Policët KEYSTONE” – (Personazh kinematografik që përfaqëson paaftësinë). Të gjithë premtojnë anëtarësim në BE, fund të korrupsionit dhe uljen e papunësisë (përafërsisht 28 për qind e të rinjve është e papunë). Më së fundmi partia në pushtet ka rritur dozën duke premtuar viza falas për në SHBA.

Grupi udhëhiqet nga i moshuari Sali Berisha, person i vetë-emëruar kujdestar i demokracisë, Kryeministri aktual dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike në pushtet. Sfidanti i tij është i riu Edi Rama, Kryetar i Partisë Socialiste, ish-kryebashkiaku i Tiranës, i cili preferon biftekun e papjekur në një vend ku bifteku i pjekur fort është i preferuari. Të dy liderët pretendojnë se vota për partitë e tyre do të çojë në ndryshime në vend. Slogani i Berishës është “Ne jemi ndryshimi, përpara”. Rama e kundërshton me parullën “2013: Viti i ndryshimit”, si të thotë “le të heqin qafe Berishën”, dhe në një farë mase ka hedhur në lojë nocionin e “Rilindjes” në slogan.

Në anët e tyre qëndron partia e nacionalistëve Kuq e Zi, e cila çuditërisht po performonte mirë derisa lideri i saj kërkonte 100,000 dollarë nga anëtarët e partisë që kërkonin që emrat e tyre të vendosen si kandidat për deputetë. Anëtarët e partisë braktisën lëvizjen dhe kështu u shemb edhe Shqipëria e Madhe. Më tej është krijuar rishtazi partia Fryma e Re Demokratike e udhëhequr nga Bamir Topi, ish-presidenti i vendit. Relativisht i panjohur, Berisha e zgjodhi me kujdes dhe katapultoi Topin në Presidencë. Topi u pozicionua kundër Berishës dhe shumë shpejt e gjeti veten të papunë. Tani Topi po merr hak kundër Berishës gjatë fushatës, ku ai shpreson që Fryma e tij e Re do të mundë njeriun e vjetër. Fryma e Re mund të marrë disa vende në parlament por me shumë gjasa të pamjaftueshme për të zgjuar erërat e ndryshimit.

Lojtar kyç është Ilir Meta, kreu Janus (nga janus latinishtja: zoti i fillimit dhe tranzicionit) i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti fraksion që theu rradhët e Partisë Socialiste në vitin 2004. Me një pjesë të qëndrueshme prej 5% të votës popullore, Meta ka marrë rolin e King Maker (lojtari kryesor). Që nga viti 2009 ai ka ndarë krevatin me Berishën. Meta ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Berishës. Ai u filmua në një video kasetë nga një prej anëtarëve të partisë së tij duke kërkuar rryshfete për një tender shtetëror. Berisha i erdhi shpejt në ndihmë për ta shpëtuar. Kundër dëshmisë së ekspertëve të pavarur dhe thirrjeve për drejtësi si nga evropianët ashtu dhe nga diplomatët amerikan, Berisha dhe gjykatat tij përcaktuan se kaseta ishte e modifikuar dhe çështja u mbyll nga gjykata. Meta u largua me xhepat plot me para drejt duarve të Edi Ramës. Asnjë surprizë që slogani i partisë së tij është “Të ecim përpara më shpejt”. Është e dyshimtë nëse Rama do të jetë në gjendje për të mbajtur ritmin e tij, sikundër edhe besojnë disa persona të afërt se Meta ka nisur tashmë një plan për ti marrë Ramës Partinë Socialiste dhe të bëhet Kryeministër.

Me 7 pikë avantazh në sondazhet më të fundit, socialistët e Ramës pritet të fitojë zgjedhjet. Por fushata politike shqiptare nuk do të fillojë ose të përfundojë me zgjedhjet. Ajo është një sport që zgjat gjatë gjithë sezonit. Humbësit asnjëherë nuk ndalojnë ankimimet dhe fituesit asnjëherë nuk harrojnë lëvdatat. Premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve harrohen shpejt dhe shumë shpejt adoptohet politika e hedhjes së fajit. Për më shumë se njëzet vjet secila palë ka premtuar të ndryshojë vendin, por asnjëra palë nuk është e gatshme për të ndryshuar. Dhe lloji i vetëm i ndryshimit që publiku do të donte të shikonte është më pak lekë për udhëheqësit e tyre në llogaritë bankare jashtë vendit dhe me shumë ndryshim, për sa i përket lekëve, në xhepat e tyre ose… heqjen e vizave për në SHBA. Çfarë dhimbjeje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu