Mediat konfirmojnë: Thaçi u takua 2 herë me Tadiç dhe Koshtunica

0
691

PRISHTINË- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç u takua dy herë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.  Takimin e ka konfirmuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke u bazuar në kabllogramet e WikiLeaks, raporton Telegraf.

Mediat kosovare bëjnë me dije se takimet kanë ndodhur në Athinë në vitin 2006 dhe në New York në vitin 2008.Mediat serbë këmbëngulin se Thaçi dhe Tadici janë takuar para gjashtë viteve në kryeqytetin grek, gjatë Samitit dyditor të Këshillit të Internacionales Socialiste, ku presidenti serb ishte i pranishëm si kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, e si anëtar i kësaj organizate, ndërsa kryeministri i Kosovës në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Megjithatë mediat serbe sqarojnë se takimi nuk mund të quhet mes dy shtetarëve sepse Kosova nuk e kishte shpallur ende pavarësinë. 

Në kabllogramet e “Wikileaks”, thuhet se ata janë pajtuar që çdo takim direkt i Beogradit me shqiptarët e Kosovës të jetë i frytshëm, ndërsa “histori të tjera pikante” kanë rrjedhur në mediume përmes burimeve greke.

Burime greke zbulojnë se takimi ka ndodhur me iniciativën e kryeministrit grek, Giorgos Papandreou.

Sipas pohimeve të kabllogramit tjetër, takimi i radhës ka ndodhur gjatë sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në janar 2008. Dokumentet e publikuara nga “Wikileaks” thonë se Tadic ka konfirmuar se në New York është takuar me Thaçin, dhe se takimet e tyre do të vazhdojnë me qëllim të “gjetjes së zgjidhjen për Kosovën”.

Në kabinetin e presidentit serb thonë se takimi i fundit me Thaçin ka ndodhur më 2008, ndërsa i pranishëm aty ka qenë edhe Vojislav Koshtunica.

(el.me/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu