Mediat proqeveritare dje folën për protestën siç don Qeveria! Por çfarë thanë mediat ndërkombëtare? Ja disa vlerësime

0
632

Shpendi ne Protesta

Për protestën e djeshme të organizuar nga partitë opozitare kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare. Kështu, agjensitë e lajmeve siç janë Reuters- Britani e madhe e SHBA, Ap- SHBA, Afp- Francë, Dpa- Gjermani apo Apa- Austri, kanë shkruar që mija shqiptarë të Kosovës kan Protestuar rrugeve të Prishtines, siç shkruajnë ato, kundër Qeverisë së Kosovës. “Këto protesta u udhëhoqën nga partia më e madhe opozitare VV! por edhe partia e ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj AAK. Në këtë protestë me pllakate e thirrje Qeveria e Kosovës u akuzua që jan dorzuar para Politikes serbe dhe Qeveris Serbe, raportojnë DPA e APA.

“Protesta e djeshme ishte më e madhja në Kosovë prejse ky vend është i pavarur si shtet” shkruan Reuters duke shtuar që një prej shkaqeve për këtë dalje masive të shqiptarëve në rrugë është edhe i fyerjes që Ministri i Qeverisë së Kosovës Jabllanoviq u kishte bërë nënave shqiptare. Kjo agjensi e lajmeve bën të ditur që shqiptarët po kërkojnë me ngulm që Jabllanoviq të jep dorëheqje.

Në këtë frymë kanë raportuar edhe agjensitë tjera të lajmeve pa tendencën që jo pak portale e media tjera kishin për qellim rrjedhën e këtyre protestave.

mediat e huaja njoftoin seme datën 9 Shkurt pritet që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duke bërë të ditur që temë diskutimi do të jetë edhe gjigandi i Kosovës, Trepça që Shqiptaret e Kosovës dje kerkuan nga Qeveria e saje që kete Gjigand ekonomik tia kthei Shtetit të Kosovës dhe të mbrohet me nje ligj të veqant.

Protestat 4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu