Mediat serbe: Kosova nuk mund të ngre padi kundër Serbisë, sepse nuk është anëtare e OKB-së

0
915

Gjykata

Pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së, ajo nuk mund të ngre padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) , shkruajnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave, Kosova këtë mund ta bëjë vetëm me rekomandim të veçantë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, edhe në qoftë se kjo ka sukses, Gjykata nuk do ta merr këtë padi parasysh pasi që nuk është nën juridiksionin e saj, transmeton Telegrafi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar në përgatitjen e një padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer kundër civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999.

Por, kjo vihet në pikëpyetje nga konventat ndërkombëtare që Kosova ende nuk i ka nënshkruar. E para është se Kosova nuk e ka ratifikuar Konventën e Gjenocidit, pa të cilën nuk mund të iniciojë një padi për shkelje të të drejtave të njeriut në bazë të Konventës së OKB-së. Por, edhe nëse kjo padi ratifikohet në të ardhmen, pengesë tjetër do të jetë pavarësia e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008, ndërsa krimet janë kryer në vitin 1999.

Pra, problem do të ishte juridiksioni kohor, sepse krimet janë kryer kur Kosova nuk ishte anëtare e OKB-së dhe nuk ishte shtet në shtetin federativ jugosllav.

Gjithashtu, Serbia nuk mund të dërgohet në bankën e të akuzuarve pasi atë e ndihmon edhe një marrëveshje e nënshkruara mes saj dhe OKB-së, ku në nenin 9 të këtij dokumenti parashihet që ndaj shtetit serb mund të iniciohet një proces gjyqësor për gjenocid vetëm nëse ajo pajtohet me nisjen e procedurave gjyqësore.

Pra, nëse padia dërgohet pa pëlqimin e shtetit serb, atëherë do të vije në shprehje Gjykata e Arbitrazhit, e cila do të vlerësojë nëse padia e ngritur është në përputhje me Konventat e Gjenocidit të OKB-së, të cilën Kosova ende nuk e ka nënshkruar, pasi që nuk është anëtare e OKB-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu