Mediat serbe: Mirsad Ndrecaj vrau tre policë maqedonas në Kumanovë

0
612

Mirsad-Ndrecaj

Mirsad Ndrecaj nga Gjakova, i njohur si Komandant NATO, thuhet të ketë qenë personi që vrau tre nga policët që humbën jetën në konfliktin në Kumanovë.

Portali serb Telegraf shkruan, të dielën, se njëri nga udhëheqësit e grupit shqiptarë të cilët ‘luftuan’ në Kumanovë, Mirsad Ndrecaj, vrau tre policët maqedonas: Boban Ivanoviq, Ismedina Osmani dhe Goran Ilievski, transmeton në shqip Gazeta Express. Madje, ky portal i cili grupin nga Kosova e quan terrorist shkruan se Ndrecaj vrasjen e policëve maqedonas e kreu me bombë, të cilën e gjuajti pas shpine, në momentin kur po dorëzohej.

Po ashtu, portali serb Telegraf nuk e lë pa e përmendur se Ndrecaj ishte person i afërt i Ramush Haradinajt që sipas tyre edhe i dha urdhrat për ‘sulëm’ javën e kaluar në Kumanovë të Maqedonisë.

Ndryshe, Komandant NATO është njeri nga shtetasit kosovarë të cilët ishin në mesin e 10 shqiptarëve të vrarëve në luftimet e së shtunës dhe dielës së kaluar në Kumanovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu