Mediet Serbe: Trepça mbetet pronë e Serbisë! Vuçiqi e përcaktoi agjendën e Qeverisë së Kosovës

0
616

Trepça

E përditshmja serbe, Blic raporton se Trepça do të mbetet pronë e Serbisë. Sipas këtij mediumi, duke u thirrur në burime nga Prishtina, Qeveria e Kosovës miratoi sot në mëngjes, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, projektligjin, i cili siguron seTrepça ka hyrë në procesin e riorganizimit , që do të thotë se Serbia mbetet prnoarja më e madhe e mininierës së Trepçës.
Një burim i mirë informuar i  kësaj gazete  thotë se sprojektligji për kompanitë publike, i cili parasheh rikthimin e Trepçës nën menaxhimin e Qeverisë së Kosovës, do të hiqet nga rendi i ditës të Kuvendit të Kosovës që tani po shofim se dhe ndodhi, transmeton Gazeta Blic.
“ Gjatë seancës së Kryesisë së Kuvendit, është zgjidhur ky problem”, thotë burimi për këtë gazetë.
Bashkëbiseduesi i kësaj gazete serbe thekson se kjo është një fitore diplomatike e Beogradit dhe humbje e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
“Këta njerëz kanë pasur kritika dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare për marrjen e një anshme të Trepëës”, thotë burimi.
Sipas Blicit të Serbisë, Fondi i Zhvillimit i Serbisë zotëron 55 përqind të “Trepçës” , një pjesë prej 20 për qind në duart e kompanive serbe.
Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar për marrjen e njëanshme të “Trepçës” më 2 shkurt.
Kryeministri Aleksandar Vucic , tha sot se do të shtyhet votimi i një ligji eventual mbi Trepçën dhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e Isa Mustafës u terhoq nga para presionit të Serbis.

Vucic ka thënë se qeveria në këtë çështje është duke punuar me komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje .
Qeveria e Serbisë , sipas fjalëve të Kryeministrit ka bërë disa përparime në zgjidhjen e problemit të “Trepçës”.

“Tema rreth pronave në Kosovë nuk është hapur ende në Bruksel, ndërsa qeveria serbe kërkon që kjo të diskutohet sa më parë në Bruksel, por jo që pronat të konfiskohen brenda natës”, tha kryeministri serb Vuçiq
“Unë mendoj se votimi do të shtyhet për të mërkurën , dhe ne do të shohim se çfarë tjetër mund të bëjmë”, u tha Vucic gazetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu