Mediumi anglez: Serbia zhvendos automjetet e blinduara në kufirin me Kosovën!

0
93

Mediumi i njohur anglez, “Euroweeklynews” ka publikuar një artikull të pasqyruar me video të automjeteve ushtarake serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.

“Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten midis Serbisë dhe Kosovës, automjetet e blinduara serbe janë parë duke lëvizur drejt kufirit”, shkruan ky medium.

Ndër të tjera, pamjet që po qarkullojnë në platformat e mediave sociale tregojnë se Beogradi zyrtar ka vënë në lëvizje automjete të blinduara drejt kufirit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Serbia po lëviz në mënyrë aktive mjete të blinduara në kufirin me Kosovën në pritje të një përshkallëzimi të mundshëm”, shkruante kanali Telegram Vorposte.

Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq premtoi se do të mbrojë popullatën serbe të Kosovës në rast të zhvillimeve negative. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu