( E Plotsuar ) Rama në Preshevë: Do të mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve tanë në këto troje
Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Presheves. Para ndërteses së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ku po mbahet edhe takimi i Kryeministrit me të zgjedhurit lokale me mijëra banorë të qyteteve shqiptarë në Luginën e Preshevës u grumbulluan me flamujt kombëtar kuqezi.
“Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve”, u shpreh Rama në takimin që po zhvillohet në Pallatin e Kulturës.
Nderkohe qe jashte ne shesh degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.
( E plotësuar) Edhe pse në mëngjes u raportua nga mediat serbe se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Preshevë do të pritet pa flamuj kombëtarë, Kuq e Zi, pasi që ato u larguan sot nga xhandarmeria serbe, pamjet e fundit tregojnë se shqiptaret atje po vazhdojnë të mbajnë në duar flamurin Shqiptarë.
Kryeministri Rama pritet në çdo çast të mbërrijë në Preshevë, nga ku po pritet nga një numër i madh i qytetareve shqiptarë, të cilët në duar mbajnë flamurin kombëtarë dhe po vallëzojnë me tupanë e surle.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditë së dytë të qëndrimit për vizitë në Serbi do të shpallet “Qytetar Nderi” i Preshevës.
Ndryshe, mediet serbe në mëngjes kanë raportuar se flamujt kombëtarë Shqiptarë janë hequr sot në mëngjes nga shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës, pak orë para arritjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ndërkohë, agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ka paralajmëruar se përveç në Preshevë, Rama do të qëndrojë për pak orë dhe në dy komunat tjera shqiptare, në Bujanoc dhe Medvegjë.