Mehmet Kraja: Kujt i plasi për Rugovën – dija e tij politike ishte zero

0
660

Mehmet Kraja: Kujt i plasi për Rugovën – dija e tij politike ishte zero

Publicisti dhe shkrimtari Mehmet Kraja ka bërë një shkrim tjetër për situatën politike në Kosovë, shkruan Periskopi.

Si në shkrimet e mëparshme, Kraja vendos të shqyrtojë aktualitetin e vendit përmes prekjes së çdo teme të mundshme dhe pa një konceptualizim e strukturim të duhur. Sidoqoftë, në një farë mënyrë, Kraja bën kritikë ndaj pushtetit dhe medieve që sipas tij janë shndërruar në manipuluese të opinionit publik.

Ndër gjërat për të cilat flet Kraja është edhe dialogu me Serbinë dhe ideja e shkëmbimit të territoreve, për të cilën thotë se është veç një tjetër vegël që i shërben lidershipit për të mbajtur pushtetin. Në këtë kontekst ai përmend edhe ish presidentin Rugova, për të cilin thotë se nuk ka pasur kurrfarë dijesh politike – ani që, Kraja nuk lodhet së treguari mbi definimin që i bën këtij termi.

“Pa shih tani! Edhe Rugova paska folur/nuk paska folur për ndarjen e Kosovës; e paska miratuar/nuk e paska miratuar ndarjen e Kosovës. Po kujt i plasi! Ai ishte shkrimtar dhe dija e tij politike ishte zero. Të gjithë e dimë, për Kosovën u bë një luftë e madhe, të cilën Rugova nuk e deshi”, shkruan ai.

Mehmet Kraja merret poashtu me çështjen e veteranëve, për të cilët thotë se janë maja e ajsbergut në një sistem të kapur. Megjithë raportimet e shumta që po bëhen mbi shpenzimet luksoze të Qeverisë Thaçi 1, dhe megjithë raportimet e vazhdueshme mbi skandalet e Qeverisë Haradinaj [dhe qeverive tjera] nga mediet, Kraja vendos t’i përgjithësojë dhe t’i shajë ato, ani që shkruan ekskluzivisht për një gazetë me lidhje të forta me pushtetin.

Por, nga sulmet e Krajës nuk ka shpëtuar as opozita, veçanërisht Vetëvendosje për të cilën paragjykon se pandehë që korrigjimi/ndryshimi i kufijve do t’ua sillte bashkimin kombëtar.

Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu