Mema në Tetovë: Politikanët këtu nuk bëjnë asgjë për shqiptarët

0
674

Marin Mema TCH

Gazetari i njohur nga Tirana Marin Mema, ka fajësuar politikanët shqiptarë në Maqedoni për problemet e shqiptarëve.

“Nuk mund të bëjmë mëkatar gjithmonë të tjerët, kur mëkatarë jemi vet. Ne po flasim dhe ri flasim për problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, për problemet e shqiptarëve të Rekës, por a duhet këto probleme ti kërkojmë tek Shqipëria apo tek këta njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve këtu. Çfarë bëjnë këta njerëz konkretisht, unë nuk shoh që bëjnë një gjë të madhe” tha Mema gjatë një debati të organizuar në Tetovë nga shoqata ‘Josif Bageri’, transmeton Lajmpress.

Gazetari i njohur me emisionin e tij ‘Shqipëria tjetër’, tha se ka vërejtur që partitë politike në Maqedoni akuzohen rëndë dhe krijojnë armiqësi mes vete gjatë zgjedhjeve duke harruar popullin. ” Kur vijnë zgjedhjet masakrohemi, ofendohemi, akuzojmë njëri-tjetrin, nuk bashkohemi. Kemi bërë 700 flamuj politik dhe nuk kërkojmë të drejtat e shqiptarëve por kemi hallin kush do të kap më shumë vende në Parlament. Duket më e vështirë dy shqiptarë ti japin dorën njëri tjetrit, se sa ti japin dorën një kryeministri maqedonas, atëherë pse ta kërkojmë fajin tek të tjerët” u shpreh Mema. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu